Politikë

Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë dhe duke mos braktisur institucionet

31 Maj 2021, 19:19| Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:26

  • Share

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj në mënyrë që PD të shihet sërish si një parti shprese dhe vlerash për shqiptarët, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë.

Gjatë takimit me strukturat e PD në Kukës, Harxhi tha se demokratë që prej 2013 kanë pësuar vetëm humbje dhe kjo nuk duhet të lejohet. PD është aset kombëtar u shpreh Harxhi dhe çdo fitore e saj është fitore për të gjithë shqiptarët.

"Kemi të bëjmë me humbje ciklike që prej 2013, këto nuk janë vetëm humbje elektorale. Synimi ka qenë që ne të bëjmë diçka për këtë aset kombëtar, pasi PD është një aset kombëtar dhe jo në pronë e anëtarësisë dhe demokratëve por e gjithë shqiptarëve dhe herët apo vonë kurdo që ne të fitojmë është fitore për të gjithë shqiptarët, pasi ne jemi këta që kemi mbrojtur vlerat kombëtare dhe çështjet kombëtare. Ne kemi larguar njerëz, figura të partisë dhe kjo përbën farsën e partisë. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur PD do të përfundojë si LDK në Kosovë, duhet të kthejmë shpresën dhe të mos kemi më përçarje, të hapim partine, të kemi konkurrencë të lirë, kandidatët duhet të jenë pjesë e vendimeve dhe jo vetëm kryesia", tha Harxhi.

Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës. Për të bërë këtë Harxhi tha se fatkeqësish PD iku nga institucionet dhe nuk arriti të frymëzojë dot shqiptarët. Për të PD duhet të fokusohet tek elektorati gri, që përbën 20 % të votuesve.

"Ne nuk u treguam institucional, u larguam nga ato dhe kjo është fatkeqësia dhe sot mendojmë si të thyejmë Edi Ramën. Ai thyhet me institucion, me votë dhe me frymëzimin e të gjithë shqiptarëve. Duhet të kthejmë besimin tek elektorati gri që sot është 20 % që do të thotë një parti politike", tha Harxhi.

Më herët edhe kandidati tjetër Agron Shehaj gjatë takimit me strukturat e PD në Vlorë, tha se betejat duhet të bëhen në institucione dhe me votë dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të rrëzohet Edi Rama.

VIDEO/Takimi i plotë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 31/05/2021 22:31

    Edhe juve nese akoma nuk beni asnjelloj distancimi nga Berisha, njelloj me Bashen jeni. Biles mendoj qe Basha eshte me mire. As Shehaj, as Kadilli as Harxhi nuk ka dale hapur qe te deklaroje qe Berisha duhet te perjashtohet nga grupi parlamentar perderisa eshte "persona non grata" ne SHBA. Eshte minimumi qe duhet te bejne kandidatet sfidante. Nese nuk e bejne, atehere nuk keni ndryshim me Bashen. Dhe ne kete rast, mendoj qe me mire te rrije Basha kryetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?