Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA: Le ta përgënjeshtroj! Në PD ka shumë ish-sigurimsa, të hapen dosjet

10 Qershor, 22:55| Përditesimi: 10 Qershor, 23:04

Përtej sfidës që po i bën për t’i marrë drejtimin e PD-së, Edith Harxhi ka zgjedhur ta sfidojë Lulzim Bashën edhe në lidhje me vizën e tij në SHBA. Më herët Harxhi tha se SHBA ia ka refuzuar Lulzim Bashës, ndërsa sot nga Malësia e Madhe në prani të demokratëve tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, Basha le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë.

“Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë. Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë”, tha Harxhi.

Nga zgjedhjet e PD na ndajnë vetëm 3 ditë, ndërsa Harxhi kërkoi mbështetjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës. Një tjetër akuzë që Harxhi hodhi ishte edhe fakti se brenda PD ka shumë anëtarë të ish sigurimit të setit dhe kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.

“Ka boll partia jonë ish anëtar të sigurimit të shtetit. Duhet të fillojë hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga partia jonë njëherë. Nuk duhet të kenë funksione të larta në parti, poste drejtuese”, tha ajo.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

I.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 11/06/2021 06:07

    Shume e cuditshem qe keta kandidatet e pd po nxjerrin zorret e barkut tani qe kerkojne ndonje llokme per te ngrene. Deri dje ju lepinin b.then salqenit, lulkes, like e kompani. Te gjithe ju jeni zgrobsa dhe kerkoni privilegje qe te vidhni sa me shume. I kishe nxjerre me perpara kur kishe pushtet keto dosje ti moj shoqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?