Igli Hasani

Hasani në Pragë, në takimin informal të ministrave të Jashtëm të NATO-s

29 Maj, 21:46| Përditesimi: 29 Maj, 21:49

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili zhvillohet në Pragë (Republika Çeke), në datat 30-31 maj 2024.

Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministrat aleatë do të trajtojnë progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën, informoi sot zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Washington (SHBA) në 9-11 korrik 2024.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 31/05/2024 10:48

    O Hason kapedon që Shqiprin në pjedestal po e çon që pensjonistët skan buk me ngron e ti kuvendon si kapedon. O të shkretët pensjonist sa jet pesimist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?