GJKKO refuzon kërkesën për liri të Izet Haxhisë! Çështja shkon në Gjykatën e Lartë

7 Prill 2020, 12:38| Përditesimi: 7 Prill 2020, 15:05

  • Share

Izet Haxhia do të mbetet në qeli ndërsa dosja e tij përfundon për kompetencë në Gjykatën e Lartë. Truproja e ish-presidentit Salie Berisha në hetim për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në 1998, kërkoi lirinë këtë të martë pranë Gjykatës së Posaçme.

Ndërsa prokurori Eneid Nakuci kërkoi nga gjykata të shpallet moskompetencë pasi vrasja nuk është kompetencë e SPAK.

Haxhiaj kërkoi lirimin me argumentin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit, ndërsa kjo kërkesë u rrëzua deri në vendimin që do të japë gjykata e Lartë tashme me 4 gjyqtarë.

E teksa KLGJ ka vendosur të shtyjë afatin e mbylljes së gjykatave deri më 22 prill, Report Tv mëson se tashmë seancat do të mbahen online, me video-konferencë.

Pas kërkesës së kreut të Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni për burgjet që seancat të bëhen me video-konferencë, administrata e Burgjeve është përgjigjur pozitivisht duke ndërtuar infrastrukturën.

Një ditë më parë është bërë edhe seanca provë mes GJKKO dhe 313-ës ndërsa ka rezultuar pozitive dhe pritet që në ditët në vijim të mbahet seanca e radhës dhe kjo teknologji do të aplikohet në 5 burgje si fillim.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 07/04/2020 14:02

    N itali po t mbaroj afati i paraburgimit t nxjeri se italia redpekton ligjin po n shqiperi ligjin e shkelin vet kta q duhet t vendosin ligjin

    Përgjigju
  • Ri aty ne kafaz se je rehat ..: 07/04/2020 13:04

    Se mos te duket vetja se je i pafajshem.. Nderkohe ndimoje Drejtesine qe te maresh me vete edhe Kriminelet e tjere aty ku je..Dhe te jepet rasti te beshe Poezi dhe Romane..Dhe mbas vdekjes do TI Botojme ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?