Haxhinasto në Bruksel
në takimin e ministerialit të NATO-s

18 Prill 2012, 10:35| Përditesimi:

  • Share
BRUKSEL-Ministri i jashtëm, Edmond Haxhinasto, është nisur drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Takimin e Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ky takim mbahet përpara Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj të këtij viti. Takimi I Brukselit ka për qëllim përgatitjen e çështjeve kryesore si: Afganistani; Paketa e Mbrojtjes; Partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos.

Në takimin e Brukselit do të trajtohen edhe çështjet e financimit të armatës dhe policisë afgane, pas tërheqjes së NATO-s, të planifikuar për vitin 2014. Ditën e dytë të takimit, të enjten, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, merr pjesë edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar për sistemin mbrojtës raketor të alencës veri-atlantike në Evropë, që kundërshtohet fuqishëm nga Moska.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?