Haxhinasto: Shkupi të hetojë
vrasjen e incidentet me shqiptarët

16 Prill 2012, 13:18| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Zëvendës kryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto bën apel për të ruajtur qetësinë në Maqedoni pas vrasjes së pesëfishtë të ndodhur javën e kaluar në periferi të Shkupit. Në një konferencë për shtyp ministri Haxhinasto tha se i kërkohet autoriteteve maqedonase të “hetojnë për të nxjerrë se kush janë ekzekutorët e vrasjes së pesëfishtë pro dhe të incidenteve të fundit, ku viktima ishin shqiptarë.”

Haxhinasto i referohet vrasjes nga polici maqedonas i dy shqiptarëve si dhe incidenteve të dhunës së ushtruar në autobusë ndaj disa nxënësve shqiptarë.
Duke u ndalur në situatën e tensionuar në veri të Kosovës ministri i Jashtëm thotë se janë të “provokuar nga zgjedhjet në Serbi”

Ministri u ndal dhe në cështjen çame ku deklaroi se “të drejtat e tyre legjitime janë prioritet i punës së ministrisë që ai drejton.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?