Shqipëria ka në shfrytëzim 253 km rrjet hekurudhor, por që pjesa më e madhe është në gjendje të amortizuar, kurse trenat të ngjajnë shekullorë. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi - Gjorm 93 km, Durrës - Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km.
Si pasojë e gjendjes së hekurudhave aktualisht, në tremujorin e parë të vitit, transporti i mallrave përmes hekurudhave është tkurrur me 15%, ndërsa numri i pasagjerëve është thuajse i pëgjysmuar.
“Volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 127 mijë ton, duke shënuar ulje me 15,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 4.399 nga 5.165 mijë ton-km në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 14,8 %. Në tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me hekurudhë (eksport dhe import) është 595 tonë. Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë zë 0,1 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të eksportuara në vend”, thotë INSTAT.
Përmes hekurudhës në këtë tremujor është transportuar më shumë qymyr, naftë bruto, mbetje të ngurta, mbeturina apo metalet bazë. Në tremujorin e parë 2024, kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi 873 pasagjerë, duke shënuar ulje me 47,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lajmi kryesor:
Portet mbajnë peshën më të madhe të transportit të mallrave në vend, e sidomos Porti i Durrësit
S.G/ReportTv.al