Helidon Bushati gjatë takimit me pronaren e një biznesi të vogël në Shkodër

Politikë

Helidon Bushati me bizneset në Shkodër: PD e vetmja alternativë, situata do ndryshojë pas 25 prillit

11 Prill 2021, 15:36| Përditesimi: 11 Prill 2021, 15:41

  • Share

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati, zhvilloi sot një takim me biznese. Bushati akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë bizneset gjatë 8 viteve qeverisje, ndërsa i ftoi ata që të votojnë PD duke thënë se gjërat do të ndryshojnë pas 25 prillit.

Sipas tij, Partia Demokratike është e vetmja alternativë për vendin, ndërsa vuri theksin edhe njëherë te programi ekonomik i kësaj force politike.

"Edhe 2 jave na ndajnë nga vendimi historik për të votuar për ndryshimin. PD e vetmja alternativë për Shkodrën dhe Shqipërinë. Fitorja duhet të jetë e thellë , për që të jetë e thellë duhet me shku sa ma tepër me votu , sa ma tepër", tha ai.

Komento

Komente

  • tani: 11/04/2021 19:01

    O Helidon o Bushatli i nje dere te super te njohur te drejtohem Ty si shkodran e bashkeqytetar: Pse Shkodra duhet te votoj per PD???Shkodra per 30 vite asht drejtu nga PD e ajo e coj ate nga nje nder qytetet kryesor te vendit ne nje qytet i dores dyte. Nga nje qytet vater e kulture e artit ne nje qytet qe ne 30 viteve te fundit asnje artist apo muzikant nuk kan dale e nuk do dalin ma nga ky qytet(vec komiku super kaps J.Deda) Nga nje qytet me shume uzina e fabrika ne nje qytet shterp pa asnje vizion e pa asnje prespektive edhe e zhytun ne URI e papunesi. Mos e shfrytezoni antikomunizmin shkodran per karriket e ish parlamentareve me te paafte shkodran(historikisht tesh 100 vjet parlamentarizem) te partis tande nuk di si te them antikomuniste apo demokratike(???) Ne fund te fundit qytetarit shkodran i duhet:qe shkodra te drejtohet nga nje ekip i mire(asnje randesi perkatesia politike) ku qartesohet qarte strategjia e taktikat e ketij ekipi qw qyteti te dal nga kjo gjendje mjerane.Me sa e njoh un qytetin,nuk shoh ndonje person politik i PD te kete apo te shpresojme per nje zgjim.Atehere pse te votoj Shkodra per grupim politik te PD. Nga ana tjeter grupimi politik PS se paku ka nje personalitet e aq ma teper shkodran e nip familjes ma industrialiste te qytetit shkodres pronarit te fabrikes Tisazhit e ndertuar 1924 e pushoj se funksionuari 1990 e qe quhet Benet Beci.Ja pse shkodra duhet te votoj PS e ja pse Shkodra duhet te votoj B.Becin e jo sharlatanet N.Ndoka apo B.Spahija

    Përgjigju
  • Shkodran puro: 11/04/2021 17:02

    Asnje fije shprese nuk jepni ju te PD-se. Shikoni se cfare pune ben bashkia e Shkodres qe gjithe jeten e ka PD, aq me teper tani me Voltanen. Edhe kjo kryetare, ashtu si lartmadheria e tij Luli, ia fut gjumit gjithe diten. Pse duhet te votojme PD? Te beje gjithe Shqiperine ashtu sic e ben bashkia Shkodren? Larg qofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?