Helidon Bushati gjatë takimit me të rinj në Shkodër

Politikë

Helidon Bushati takim me të rinj në Shkodër: Kemi një program real për ju

6 Prill 2021, 16:40| Përditesimi: 6 Prill 2021, 16:42

  • Share

Helidon Bushati , drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër zhvilloi sot një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqendrës së veriut, nga ku akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për ta, për t’i mundësuar që të ecin përpara.

Ai prezantoi programin e PD-së, duke thënë se është një program real, ndërsa i bëri thirrje të rinjve që të rikthehen në vend dhe të japin kontributin e tyre.

“Programi i partisë demokratike do të fokusohet te rinia. Kemi parashikuar masa ndihmese edhe për ato që ....si fillim të qëndrojnë në Shqipëri. Bursa studimi, janë 5 mijë bursa të plota studimi për familjet në nevojë. Do të jenë taksa 0 për familjet që kanë deri në 650 mijë lekë të vjetra të ardhura. Pse kjo? Që me i dhënë mundësi kujtdo  të shkojnë dhe të studiojnë , dmth asnjëri nuk duhet të humbas shkollën vetëm për fatin e keq që të ardhurat familjare janë të ulëta. Thirrja jonë për rininë shqiptare është të kthehen dhe të kontribuojnë për karrierën e tyre dhe qytetit të tyre në Shkodër. Të rinjtë e Shkodrës më japin optimizëm, që ecin përpara dhe janë të zot me ec përpara. Thjesht ju duhet një klimë e përshtatshme që me e gjet veten që kur të ktheheni me pas mundësi që me shpreh gjithë potencialet tuaja”, tha Bushati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?