Foto ilustruese

Heqja e koalicioneve, hap garën për partitë e reja dhe shkatërron establishmentin

13 Qershor 2020, 10:14| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 10:15

  • Share

Në jetën time kam garuar vetëm një herë në zgjedhje. Në vitin 2013 refuzova koalicionin me Partinë Socialiste dhe u futa i vetëm në fushatë elektorale kundër dy koalicioneve të mëdha PD-PS.

Kialicioni i PD kishte 32 parti. Koalicioni i PS kishte 44 parti.

Tragji-komedia ishte se ne bazë të ligjit ato numëronin votat e mija dhe nga ana tjetër unë me Aleancën Kuqezi donim të largonim ato.

Kuptohet si mund të ishte rezultati.

Imagjinoni kur ankohet PD për vjedhje vitash e cila ka dy komisioner në çdo kuti, se çfarë mund kenë bërë ato të dyja me votat e mija që i shikoja nga lajmet në TV.

Pa u zgjatur. Unë nuk dola deputet se nuk kalova pragun ndërsa Luan Rama i LSI që mori më pak se unë hyri në parlament sepse ishte në koalicion dhe formula zgjedhore i bashkon thërimet e votave të disa partive.

Troç muhabetit nëse do garoja me Partinë Socialiste në koalicion do kisha disa deputet por duke garuar vetëm humba totalisht.

Me këtë sistem elektoral edhe sikur 100 herë të garoja në zgjedhe s’do hyja më vetëm sepse ligji aktual favorizon vetëm koalicionet.

Të garosh më vete është vetvrasje.

Për ata që nuk e kuptojnë po ja them pak më thjesht.

Në sistemin aktual elektoral nëse garon më vehte pa koalicion mund të votohesh me 100.000 vota nga 8.000 ne cdo qytet por nuk nxjerr asnjë deputet sepse pragu është 10.000.

Nëse je në koalicion dhe merr po kaq vota pra 100.000 votues, partia nxjerr 12 deputet.

E kuptoni tashme sa i padrejte eshte ligji shqiptar per koalicionet sepse Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë ndërtuar mbi një parim “ose me mua, ose mbetesh jashtë politike.

Ligji aktual duhet rrëzuar sepse me këtë sistem edhe për 50 vjet nuk do lindin forca të te reja politike dhe të pavarura pasi, ligji ju imponon shkrirjen me dy koalicionet e mëdha.

Heqja e koalicioneve zgjidh dy probleme:

1- Hap listat dhe garën elektorale

2- Mundëson futjen e partive të reja pa ndikim nga PS-PD

Në jetën time kam bërë një gabim që më kushtoi largimin nga politika.

Unë hyra në “çadrën” që kërkonte Republikën e Re me një sistem të ri elektoral.

Gabova se nuk e kuptova që ishte kurth për gjithë sistemin jo për ndryshim sistemi por për pazar mes Bashës dhe Ramës.

Unë sërish do hyja në çadër për këtë kauzë por me një ndryshim.

Kësaj rradhe duhen “dy çadra”, përpara dy selive të PD-PS për të thyer sistemin e kolaicioneve.

Sinqerisht këtë rradhë do përdorja sloganin e Berishës por përball zyrës tij: “Poshtë Aleanca e Qelbësirave”

Ky ligj dhe ky sistem koalicionesh bashkon pa ideale dhe pa program të gjithë qelbësirat e kombit shqiptar.

Po ja u them sinqerisht. Shqipëria ka nevoj për dy çadra me të njëjtën kauzë dhe unë do hyja përsëri për tu hakmarr për besprerjen që i është bërë kauzave të një sistemi të ri, për themelet e një Republike të Re.

Në të kundërt harrojeni: S’ka lëvizje të reja politike që të fluturojnë të lira mbi trekëndëshin e Bermudës. Grupa e koalicioneve do ti thith dhe gllabëroj ato në vorbullën e tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qifja: 13/06/2020 12:20

    O Niki mashtruesi, te kane rrahur se beje gam gam kot

    Përgjigju
  • O Kreshnik: 13/06/2020 11:00

    Vec Flamur Noka ban bashkimin Kombetar e vendos Rendin ju tjeret jeni kota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?