Ish-kryeministri Sali Berisha

Heshtja e "dhimbshme" e Sali Berishës për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, faktet për rolin e tij dhe të Ilir Metës në kapjen dhe sabotimin e saj

26 Dhjetor 2020, 15:40| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 15:58

  • Share

Ringritja pas tre vitesh e Gjykatës Kushtetuese, falë angazhimit të ambasadorëve të SHBA-BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, ishte një ndër zhvillimet pozitive gjatë vitit 2020 dhe konfirmim i zbatimit të reformës në drejtësi. Që nga viti 2018, mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, ishte nga ana tjetër një nga kauzat kryesore të opozitës PD-LSI, për të sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi në tërësi, të cilën Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si komplot ndërkombëtar, Ramaformë etj.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është përdorur nga opozita edhe në protestat e saj të njëpasnjëshme për rrëzimin e qeverisë. Mosfunksionimi i Kushtetueses është përdorur edhe nga Ilir Meta si alibi, për propozimin e një pakete me 14 pika, në maj të 2020, për të ndryshuar reformën në drejtësi, paketë të cilën ambasadorja amerikane Yuri Kim e konsideroi si ‘thikë pas shpine’. Ndërkaq, në 4 maj 2018, Sali Berisha shprehej kështu për mungesën e Kushtetueses: “Ky është një puç i vërtet antikushtetues, vepër makabre kriminale e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë, përdori Vetingut për të rrezuar institucionin e fundit kushtetues që nuk varej prej tij”.

Në korrik të 2018, Berisha shprehej se “Sot narkorepublika e Shqipërisë është i vetmi vend i planetit me sistem drejtësie me dy shkallë, pra pa shkalle të tretë. Kjo retorikë ka vijuar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deri në dhjetor 2020, duke e deklaruar të dështuar dhe të kapur reformën në drejtësi, si dhe duke u ankuar për ekzekutimin e Kushtetueses, përmes procesit të Vetingut.

Gjykata Kushtetuese prej tre ditësh është funksionale. Ringritja e saj, një nga kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave, u përshëndet njëzëri nga ambasadorët e huaj në Tiranë. Një ditë më pas, kishte një reagim edhe nga Ilir Meta, ndonëse me natyrë shantazhuese ndaj 6 anëtarëve të saj, pasi deklaroi se nëse e shpallin 30 qershorin legjitim, atëherë ajo është e vdekur. Ndonëse tre ditë me vonese, një reagim erdhi edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

I vetmi që nuk ka thënë asnjë fjalë është Sali Berisha. Njeriu që prej tre vitesh ka bërë me dhjetëra deklarata dhe ka dhënë alarmin për mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, vijon të heshtë për ringritjen e saj. Gjatë këtyre tre ditëve, Berisha ka reaguar për çështjen e detit, për shkollat, për asfaltime rrugësh, për masat anti-covid, plazhe, largime nga puna etj., por asnjë fjalë për Gjykatën Kushtetuese.

Faktet që sjell sot Shqiptarja.com konfirmojnë edhe një herë rolin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas sabotimi e ringritjes së saj, pas shkarkimit të të besuarve të tyre. Në maj të vitit 2018, Berisha reagoi ashpër për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga organet e Vetingut, për pasuri të paligjshme, duke deklaruar se po asgjësohej e vetmja gjykatë e pavarur.

Në fakt, që të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të shkarkuar apo që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut, ishin emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, në mënyrë të njëanshme, si të besuar të tyre. Disa javë para largimit në vitin 2013, Berisha nxitoi për të emëruar të besuarit e fundit në Kushtetuese. Konkretisht, Fatos Lulo u emëruar nga Berisha dhe Meta në vitin 2010 në Gjykatën Kushtetuese. Lulo u shkarkua nga Vetingu për pasuri të pajustifikuar.

Fatmir Hoxha, i shkarkuar për pasurinë, u emëruar nga Berisha dhe Meta në vitin 2011 në Gjykatën Kushtetuese. Gani Dizdari, i shkarkuar për pasurinë, u emërua në 2013 nga PD-LSI. Altina Xhoxhaj, i shkarkuar gjithashtu për pasurinë, u emëruar në 2010 nga PD-LSI në Gjykatën Kushtetuese. Bashkim Dedja, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Besnik Imeraj, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo të emëruar gjithashtu nga PD, dhanë dorëheqjen, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronin deri kur të zëvendësoheshin.

Ndërkaq, Ilir Meta, ka kontribuar për zvarritjen e plotësimit të kuorumit në Gjykatën Kushtetuese për të paktën një vit. Në tetor 2019, Ilir Meta dekretoi Besnik Muçin si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, pa kaluar Vetingun. Besnik Muçi ishte renditur i fundit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në një listë me tre kandidatë, depozituar në Presidencë. Çuditërisht, Presidenti Ilir Meta zgjodhi të renditurin e fundit me pikë, Besnik Muçin, i cili nuk i kishte mbyllur llogaritë me Vetingun.

Një muaj më pas, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi Besnik Muçin nga detyra. Kështu nisi nga e para procedura për plotësimin e vakancës. U deshën 13 muaj për zëvendësimin e Muçit. Komisioni i Venecias, në qershor të vitit 2020, përmes një opinioni që i kukuan palët në Tiranë, kukonte që në Gjykatën Kushtetuese të mos e emërohej asnjë anëtar pa Veting. Megjithatë, Meta kishte emëruar një tjetër kandidate pa Veting, Marsida Xhaferllari, e renditura e katërta në listën e KED, në një kohë kur ligji konsideronte të emëruar Arta Vorpsin.

Zonja Vorpsi sot nuk e ushtron detyrën e anëtares për shkak të mungesës së betimit në Presidencë. Në vend të saj, detyrën e anëtares së ushtron Xhaferllari, ish-avokate e qeverisë Berisha. Që nga vjeshta e vitit 2019, Meta nisi një luftë edhe me Ardian Dvoranin, në atë kohë kreu i KED. Në një raport të fundit të KED, thuhet se sherri i Metës me Dvoranin ka penguar KED për plotësimin e vakancave në kohë në Gjykatën Kushtetuese.

Komento

Komente

  • FATMIRI: 27/12/2020 09:15

    KY FELLIQESIRA E KA MBUSHUR KUPEN DHE PO DERDHET KY GRUA Q....... DO VARUR ME KOKE PISHT QE TI DALI SHPIRTI PAK NGA PAK RRACE E SHKERDHYER

    Përgjigju
  • Myzeqeja: 27/12/2020 01:36

    Koha për pak riciklim në politikē! Nuk kemi nevojë për militantë por për njerez objektivë! Analizoo verifikoo në fund zgjidh!

    Përgjigju
  • Fustanella: 27/12/2020 01:20

    Këto na i la malok gjakatari Enveri , dhe Ramizi na la dhuratë! Vëllavrasjen e nxiti fillimisht maloku Gjirokastriti , hajde spiunoni vëllanë e kush tju dalë përpara se ku bën partia me kollare ! Duhet një kryeministër nga Korça por jo nip gjirokastre që të bëhet Shqipëria pra Korcar edhe nip në Durres ose Shkoder ! Ndryshe rroftë propaganda dhe makineritë e baltës!

    Përgjigju
  • duri: 26/12/2020 19:14

    Ky eshte kriminel komunist duhet rrjepur i gjalle..... Familje kriminale.

    Përgjigju
  • Foni: 26/12/2020 18:49

    C'fare prisni nga maloket juve more,,apo se dinit qe jane te poshter,,pisa,,kriminele dhe hajdute,,prandaj ne qofte se doni shtepite e juaja,nder e atdhe ,,levizni ,,votat tona dhe te juajat te shkojne per PS,,,partine e sigurise te zhvillimit....

    Përgjigju
    • Baba Tomori: 27/12/2020 01:25

      Se di ku i shikon malokët se vetëm myzeqeja mbetet pak më pak malok sesa të tjerët ! Edhe pak edhe do tju dalin dy vrima të tjera nga poshtë prej politikës akoma se keni kuptuar që keta jane bashke kush e kalon kodrën 300m mbi nivel deti ndajnë ditët edhe ndajnë edhe kafenë !

  • Hinglateri: 26/12/2020 18:41

    Berisha dhe Meta... njeri ...e tjetri ka.....

    Përgjigju
  • O tej: 26/12/2020 17:35

    Eshte Ilir Metmuti hajduti ky?

    Përgjigju
  • Shkencëtar Profesor Doktor Rexhep Bule Leka: 26/12/2020 17:01

    Sali Berisha është burri më i poshtër i kombit Shqiptar. Ky qen bir qeni 400 brezash është kriminel, hajdut, gë jeshtar, mashtrus , frikacak e malok shum i pisët. Ky do mbahet mënd gjat për poshtërsit e krimet e tija mostyrjoze. I mallkuar qoft familja e tij në 7 breza. Pty rac pise maloku.

    Përgjigju
    • Kuka: 27/12/2020 02:20

      Ok

    • Myzeqeja: 27/12/2020 01:35

      Shkencëkar i modh qenke mor lalkë?! Mos harro se çfarë i ka bo Maloku Gjitoksstrës për 50 vite shqiptarêve vetëm Turku i afrohet sa mbrapa kemi vajtur! Vetëm me bageti e bujqësi nuk futesh në Europë duhet edhe pak kulturê e humanizëm! Berisha ishte prof dr me titull jo “ngelës” në klasë si Enveri apo si ky gjithollogu i skicave apo si peshngritësit ! Vetëm Majko dhe Nano jane kalibri i Berishës. Jam dakort që mund ta ketë patur dorën e rëndê por populli e votoj për ta rrezuar! Shqiptarët jane komuniste të lindur ! Kanë deshire të jene të gjithë barabarte por trurin nuk e kanë barabartê ! Un mendoj që ka ardhur koha nga Berisha tek Rama ti nxjerrim në pension por ska kush i rrëzon sepse rininē e larguam neve militantêt ! Neve që votojme vetëm majtas ose djathtas ose vec në qender ! Zoti na faltë neve militantët ! Se do na dalë pensioni fare i vogël kur të jemi 1 milion banorë

  • Pelioni: 26/12/2020 17:00

    O njerëz,thoni shyqyr qe nuk po flet njëherë qenefi se boll e ka vrarë,vjedhur e qelbur këtë vend për 30 vjet.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 26/12/2020 16:57

    Natyrisht do heshte se bajga do qelbe dynjane o qe ju shofte rraca.

    Përgjigju
  • ZHURDULLI TA NGULI: 26/12/2020 16:43

    Qeni bastard salmut po tmerohet se Reçi po i aftohet. Në Reç salmuti do luj domino me ritvan boden, me genc hunderrin shëmtyr e gjall, me dhëndrin e vet pederast jamarbër mallmuutin, meilir ksk metën e me ortakun lyl dylin.

    Përgjigju
  • Endri: 26/12/2020 16:17

    Ilir Meta dhe Sali Berisha jane hajdute dhe nje dite duhet te pergjigjet per gjithe zullumet qe kane bere ne kete vend

    Përgjigju
    • Il popolo: 26/12/2020 22:02

      E un morto che cammina. Mortaci loro

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?