Heshtja ndaj Llallës është radiografi e kapjes së politikës dhe shtypit nga krimi

4 Dhjetor 2020, 19:29| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 21:49

  • Share

Brenda dy javëve ka pasur dy zhvillime të rëndësishme në çështjen ndaj ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilat provojnë se sistemi gjyqësor është ende nën ndikimin e klaneve të vjetra.

Fillimisht ai ishte nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale,“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, që parashikon neni 287 i Kodit penal.

Me këtë akuzë ai rrezikonte nga 5 deri 15 vite burg, si dhe gjobë deri në 8 milionë lekë.

Nga koha kur nisi hetimi, deri kur ju komunikua akuza,  rezultoi se ishte modifikuar referimi në llojin e veprës penale, duke u bazuar në nenin  257/a, i cili parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Pra nga akuza e fillimit, kur e mori dosjen SPAK, ndryshoi referimin në Kodin Penal, duke kaluar nga denim 15 vite burg plus gjobe, në një dispozitë që parashikon dënim deri në 3 vite burg, ose gjobë. Dhe pas kësaj, heqja e sekuestros në këto kushte ishte vendim normal.

Këtu kemi një ndërhyrje të re të SPAK pranë Gjykatës Antikorrupsion dhe kjo ka bërë që ndaj Llallës të nisë një procedim i ri, bazuar në ligjin antimafia.

“Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla” thuhet në njoftim zyrtar.

Pra për ta thjeshtuar fabulën, hetimet e nisura me bujë ndaj Adriatik Llalës, ishin duke shkuar drejt dështimit duke përfunduar në dorëzimin e ndonjë toke arë në Mullet.

Në atë kohë reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Yuri Kim, e cila përmes një tuitteri u kujtoi të gjithëve se kjo nuk e ndryshon vendimin e SHBA, që e ka futur ish- kryeprokurorin në listën e zezë të Departamentit të Shtetit.

Në këto kushte duket se ka një një qëndrim të ri të SPAK, i cili duke ju referuar ligjit antimafia, përveçse riktheu sekuestron mbi pasuritë, krijon një precedent të ri të gjykimit të zyrtarëve të lartë që përballen me fshehje të pasurive, pasi mund të trajtohen me ligjin antimafia. Dhe kjo i hap rrugën për në Gjykatë, çdo zyrtari të lartë të shtetit që nuk i justifikon dot pasuritë e tij.

Ky është zhvillmi i ri në çështjen Llalla, që ka bërë te heshtë shtypi dhe politika në Shqipëri.

Heshtja e shtypit në fakt është një radiografi e pastër e asaj që tregon se kush e kontrollon shtypin në Shqipëri. Përveç emisionit të Sokol Ballës, që e ka prekur këtë temë të enjten gjatë emisionit, asnjë TV dhe asnjë medie tjetër online apo print, nuk e ka trajtuar këtë histori, çka tregon se kush e kontrollin realisht shtypin në Shqipëri.

Nga ana tjetër, shumica e politikanëve kanë heshtur ndaj rastit në fjalë, pasi ky zhvillim rrezikon të hapë rrugën për gjykim ndaj gjithë atyre që quhen “peshq të mëdhenj” në Shqipëri dhe që mund të bëhen objekti i këtij ligji.

Por pamvarësisht kësaj, dyshimet mbeten dhe mbi efiçencën e drejtësisë së re. Fakti që ish- kryeprokuri  ishte duke shpëtuar “paq”, duke ndryshuar referimet në nenin e Kodit Penal me të cilin nisi procedimi nga SPAK, tregon se beteja me segmentet e vjetra të drejtësisë, është ende një betejë reale brenda drejtësisë shqiptare.

Sikur të mos niste një procedim i ri bazuar në ligjin antimafia të vitit 2009 , ish- kryeprokurori mund të përfundonte të dorëzonte një copë tokë në Mullet dhe të quhej i larë me drejtësinë.

Ky është një sinjal alarmi për drejtësinë e re, e cila duhet të jetë serioze për të mos përsëritur skenat e vjetra që kemi parë 30 vite, kur niseshin akuza me zhurmë të madhe dhe përfundonin të gjithë të pafajshëm.

Edhe ky rast mund të përfundonte kështu, duke qenë një sinjal i keq për revolucionin në drejtësi. Dhe ajo çfarë është më e keqja, kjo do të ishte një shenjë triumfalizmi e politikës shqiptare që refuzon reformën në drejtësi, duke provuar se ata e kanë atë sërisht nën kontroll. Është kjo arsye që ata dhe shtypi që kontrollojnë heshtin ndaj zhvillimeve në rastin “Llalla”. Ndjehen të tradhtuar nga drejtësia në minutat e fundit. Kjo është shenjë e mirë.

Komento

Komente

  • Gina: 05/12/2020 09:51

    Mero, shkruaj dhe per pasurine pafund te ortakes se Llalles rovena gashit dhe te shoqit gjobvenes dritan gina. Kjo treshe perversesh e qelbi prokurorine shqiptare

    Përgjigju
  • Haki: 04/12/2020 22:51

    Bravo o Mero, vetem ti shkruan per keto pune. Dhe si gjithmone kundra atyre qe kane rene nga diku e pro atyre qe jane ne maje. Mbare ta befte haxhi bektashi.

    Përgjigju
  • veri: 04/12/2020 22:28

    Ja se do fillojme te flasim kyr ti sekuestrohen pasurite rames, ahmetaj, elises me shoqe e shoke,,, apo sdo ndodhe ndonjegere. por atehere nuk do flisni ju, do heshtni ju

    Përgjigju
  • Kacidhe: 04/12/2020 21:34

    Heshtin se jane te dhjere qe nga Meta e tutje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?