Deputeti i PS, Ervin Bushati

Hetimet për Bushatin/ Mister fati i 430 dosjeve të tjera për fshehje pasurie, asnjë çështje në gjykatë në 2019, u fshehën emrat e zyrtarëve të kallëzuar

16 Nëntor 2020, 15:52| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 16:22

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për deputetin socialist Ervin Bushati për fshehje pasurie, ndërsa Partia Demokratike kërkon që të mos zvarritet procesi, kërkesë e cila u pasua sot me një mesazh të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila mbështet SPAK. Teksa hetimet për Bushatin në bazë të një denoncimi të PD, mister mbetet fati i dosjeve për qindra zyrtarë të niveleve të ndryshme, të kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje dhe mashtrim me pasurinë. Sipas këtij dokumenti zyrtar, gjatë periudhës 2014-2019, Inspektorati i Lartë i Pasurive ka referuar në prokurori, polici, strukturat e hetimit tatimor dhe në Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave 430 zyrtarë për fshehje pasurie, pastrim parash dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë.

Në këtë grup zyrtarësh, përfshihen kryetar dhe ish-kryetar bashkish, deputetë dhe ish-deputetë, drejtorë drejtorie etj., të cilët në vlerësimin e ILDKP kanë fshehur pasurinë. Vetëm gjatë vitit 2019, janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe vepra të tjera penale në lidhje me pasurinë, 115 zyrtarë. Teksa PD i kërkon SPAK të mos zvarrisë hetimet për Bushatin, mbetet mister fati i hetimeve për 430 dosje të tjera të ngjashme. Sipas të dhënave zyrtare, nga 115 kallëzime të ILDKP-së për vitin 2019, prokuroritë kanë regjistruar vetëm 11 kallëzime penale për çështje të fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë. Sipas statistikave të prokurorisë, gjatë vitit 2019, rezulton se nuk është referuar asnjë dosje në gjykatë.

Nisur nga ky bilanc i zi zyrtar, krijohen dyshime të forta se shumica e dosjeve janë mbyllur në heshtje. Dyshimet thellohen në kushtet kur në vitin 2015 u ndërprerë edhe njoftimet zyrtare për zyrtarët që kallëzoheshin për veprën penale të refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive. Që nga mesi i vitit 2015, emrat funksionarëve me dosje pasurie mbahen të fshehtë. Ndërkaq, një vit më parë, Bundestagu gjerman ka kërkuar procedimin penal kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk kaluan Vetingut, kryesisht për kriterin e pasurisë.

Dosjet e pasurisë sipas Prokurorisë

Dosjet e pasurisë sipas ILDKP

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/11/2020 02:45

    Ky eshte nje rast i mire per mediat dhe gazetaret te bejne nje hetim te pavarur dhe te kerkojne shpjegime per mbyllje te mundeshme te dosjeve te personave te siperpermendur.PD-se,etj mund t'u thone shume veta jo ,ose t'ua mbyllin deren ne fytyre,por kush eshte ai qe mund te ndaloje mediat apo gazetaret?! Kujtoni << All president's men >> dhe /WASHINGTON POST/ per skandalin e Nixon.

    Përgjigju
  • Beni: 16/11/2020 20:49

    Babai i Ervinit ndjes paste ka qene president i nje firme ndertimi dhe kete e di gjithe Tirana.Nuk ka pasur ndonje poste Ervini qe te vjedhi dhe te bej korrupsion sic pretendojne mediat e PD

    Përgjigju
  • redi: 16/11/2020 19:52

    Ne rast se jane bere kallzime nga ILDK per 430 dosje dhe prokuroria i ka ne sirtar, eshte detyre e ILD te kontrolloj dhe te veje para pergjegjesise prokuroret qe abuzojne me detyren.Para vetingut shune ish mund te kene vepruar pilitikisht dhe jo sipas ligjit

    Përgjigju
  • Arber: 16/11/2020 16:52

    Ganaj kallzon ne prokurori viktimat dhe ata qe nuk paguajne. Norlmal prokuroria qe do ti mbylle se jane thjesht kallzime te dobeta, per turp. Faji i tyre i vetem eshte se nuk kane paguar gjobat nen dore. Tani qe i mbaron mandati ben si burre i mire, por e siguroj qe parate e fituara me gjobevenje ne 7 vite do ti nxjerre prej hundesh. Nuk do ti shpenzoje as duke i investuar ne shoqeri ne Shqiperi, as ne Hollande, as ne Angli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?