Sport

Hetimet për plusvalencat fiktive, Juventus rrezikon zbritjen në Seria B! Në skenë edhe emrat të tjerë klubesh

30 Nëntor 2021, 13:04| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 13:06

  • Share

Në hetimet e drejtësisë italiane janë përfshirë edhe emra të tjerë klubesh tëë Seria A përveç Juventusit dhe Napolit. Mediat atje bëjnë me dije se Genoa është një klub kyç në çështjen që plasi së fundmi në lidhje me plusvalencat e fryra.

Kjo do të thotë se nëpërmjet transferimeve në merkato, veçanërisht klube si Juventusi dhe Napoli, kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht. Si të mos mjaftonte kjo se fundmi në skenë kanë dalë edhe agjentët të cilët kanë mundësuar këto transferime.

Sipas  “La Gazzeta dello Sport” dyshohet se janë paguar agjentë për të bërë transferime fictive ku më pas nuk ka patur asnjë lëvizje të parasë. Sa i përket transferimeve të fryra emrat e agjentëve të përmedur janë Jorge Mendes dhe Mino Raiola, të cilët janë më të njohurit dhe kanë nën menaxhim lojtyarë si Ronaldo, Pogba, Ibra, Haland dhe të tjerë.

Sakaq sot është shkruar se pjesë e këtij hetimi mund të përfshihen edhe klube si Sampdoria, Atalanta dhe Inter. Nuk do ishte çudi që në rast dënimi të ndonjë klubi nga hetimi i nisur prej ‘Guardia di Finanza’ të vendosej zbritja nga kategoria apo edhe heqja e titujve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?