“Nënat dhe motrat shqiptare janë më të persekutuarat në këtë qeveri”. Kështu është shprehur nga Fieri kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa ka theksuar se manovrat politike të mazhorancës për të mbrojtur personat përgjegjës për shumë afera kane penalizuar edhe amnistinë duke bërë që në këtë ditë ndërkombëtare të gruas të mos përfitojnë prej saj as femrat e as meshkujt e dënuar.
“Mazhoranca përpiqet të mbrojë personat përgjegjës për shumë afera që të marrë votat e disa deputetëve opozitarë. Nënat dhe vajzat janë më të persekutuarat nga kjo qeveri. Treguesit socialë ekonomikë dhe barra e jashtëzakonshme e rënduar mbi familjen shqiptare ka rënë mbi gratë nënat e vajzat.”
Ndërkohë i pyetur për çështjen Berisha, Meta është shprehur se i qëndron deklaratave të mëparshme se shtyrja e seancave është një çështje tërësisht politike, e urdhëruar nga Rama me qëllim izolimin e ish - kryeministrit dhe përçarjen e opozitës.
“Pak ditë më parë u mor një vendim tepër absurd siç ka qenë gjithë procesi kundër Belerit. Sa i takon Berishës është një çështje tërësisht politike e cila synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Ne ia dhamë përgjigjen më 20 shkurt.”
Ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve, Meta është shprehur se Partia e Lirisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mundësuar këtë të drejtë të mohuar të emigrantëve.
“Pl është e vendosur për votimin e emigrantëve. Do bëjmë çdo përpjekje që ata ta kenë këtë mundësi që ata ta japin votën e tyre”.
Këto deklarata Meta i bëri për mediat pas një takimi të organizuar me strukturat e partisë në qarkun e Fierit.
Keta te bejne te votosh me zor per Edi Ramen… !!
PërgjigjuObobo po e pa Mona Ilirin me kte dashnoren Xhixho ka per ta vra!
PërgjigjuPo jep mesazhe kok lopa fshatari Skraparit me skrapallien dy te dashurit e "Venedikut" po bejn moral hajdutet grabitqaret!
Përgjigju