‘Hetimori’ i Shëndetësisë në ngërç, Vokshi takon Nikollën! Deputetja: Kërkova ndërhyrje për të zgjidhur ngërçin

14 Maj, 15:26| Përditesimi: 14 Maj, 15:55

  • Share

Lindita Nikolla i është përgjigjur kërkesës së Albana Vokshit, kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë për t’u takuar e për të diskutuar ngërçin që ka mbërthyer komisionin parlamentar që po heton koncesionet e sterilizimit dhe Check-up.

Vokshi e Nikolla u takuan këtë të martë, ndërsa deputetja e opozitës i kërkoi të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin. 

“Po ashtu kemi patur një takim të kryesisë së Komisionit dhe u dakordësua  që të premten që vjen, në orën 12 do bëjmë mbledhjen e radhës’ tha Vokshi në një deklaratë.

PS dhe opozita prej javësh në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë nuk kanë arritur dakordësinë mes tyre, teksa socialistët kanë përparuar duke miratuar të vetëm planin hetimor. Një ditë më parë ata zhvilluan edhe një vizitë në QSUT për të parë zbatimin e koncesionit të sterilizimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?