Lulzim Basha ka sulmuar sot të gjithë kryeministrat e Ballkanit, duke i trajtuar ata si fajtorë pse rajoni nuk është anëtarësuar akoma në Bashkimin Europian. Kjo ndodhi në një kohë kur në Ohër po mbahej Forumi i Prespës, ku përveç kryeminjistrave të Ballkanit ishte i pranishëm edhe Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.
Njëlloj si shtetet dhe institucionet e BE që më herët ishin shprehur se Shqipëria dhe MV i kanë plotësuar kushtet për tryezat e para ndërqeveritare (por pengesa lidhej me BE dhe jo me dy shtetet) edhe Reeker theksoi se ”Vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte frymëzues, po nëse nuk ndërmerr hapa konkrete tani BE do të humbasë besueshmërinë. Shpresojmë që BE të mbajë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vende”.
Por sot, në një kohë kur Reeker shprehte zhgënjimin nga BE e cila nuk hapi mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV, Lulzim Basha sulmonte nga Tirana krerët e Ballkanit duke fajësuar ata për këtë bllokadë të BE-së, duke dalë kështu kundër qëndrimit të SHBA-ve. Hipokrizia e Bashës shkon edhe më tej. Ai i cili akoma nuk është distancuar nga ish kryeministri dhe ish kreu i PD Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA me akuza shumë të rënda, sot sulmonte qeveritë e ballkanit si cënuese të demokracisë. Basha duke mos u distancuar nga Berisha e njëherësh duke sulmuar qeveritë e ballkanit si penguese të integrimit (ndërkohë që SHBA bën përgjegjëse BE-në), duket sikur i tha Reekerit përgjigjen që s’ia dha dot në Tiranë: Nuk distancohem dot nga Sali Berisha! Sepse, po të ishte reagim për konsum të brendshëm politik reagimi i tij do të ishte në gjuhën shqipe, por fakti që reagon në anglisht ka tjetër target të cilit i drejtohet,
Lulzim Basha sot shet moral dhe akuzon qeveritë e gjithë Ballkanit si autokrate dhe goditës të demokracisë, ndërkohë që akoma nuk është distancuar nga Sali Berisha, i cili teksa shpallej non grata nga SHBA, argumentohej se është një minues i demokracisë, plus faktit që është i korruptuar familjarisht duke përfshirë edhe aleatët e tij politikë.
Në fakt Basha duhet mirëkuptuar, sepse Reeker gjatë vizitës në Tiranë nuk takoi aleatin e Berishës, Ilir Metën edhe pse gjeti kohë të takojë politikanë të tjerë që ishin distancuar nga Berisha me herët. Kjo hipokrizi e Bashës që ngjan edhe me një amatorizëm politik kur flet si mbrojtës të demokracisë ndërkoë që është i kapur nga Sali Berisha, në fakt tregon edhe njëherë se ai nuk po ndahet dot nga doktori dhe Ilir Meta.
Basha nuk po ndahet as nga ky temi!
Përgjigju