TIRANË- 27-vjeçari i arrestuar nga AMP, i cili dyshohet se pasi prezantohej si polic u merrte para eskortave të luksit, me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do ti arrestonte për prostitucion, është Ajet Salla.
Burime pranë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë bëjnë me dije se gjatë arrestimit, Sallës i është gjetur një stemë policie, të cilën e përdorte për t'u bërë më i besueshëm sikur të ishte punonjës policie. Ndërkohë, mësohet se Salla, jo vetëm merrte para nga vajza me të cilat linte takime, por ishte dhe vetë i përfshirë në rrjetin e prostitucionit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari i arrestuar më 29 prill 2024 kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash, përmes së cilave i shkruanin edhe meshkujt të tjerë, ku Salla hiqej si grua dhe jepte shërbime seksi kundrejt pagesës.
Pasi linte takimin dhe pazarin në hotel, më pas dërgonte një nga vajzat që punonin për këtë të fundit për t'u takuar me klientët, çfarë nënkupton se ai shërbente edhe si tutor.
Vajzave që i kanoste i merrte deri në 2 mijë euro kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.