Hiqet gardhi i teqesë halvetiane, PD: Tirana po kthehet qytet pa shpirt! Bashkia: Ishte pa leje (VIDEO)

7 Maj 2020, 19:12| Përditesimi: 7 Maj 2020, 19:25

  • Share

Vetëm pak ditë më parë IKMT ndërmori heqjen e gardhit rrethues objektit të kultit të tarikatit halvetian të vendosur në qendër të Tiranës. ReportTV kontaktoi Bashkinë Tiranë lidhur me këtë rast ku u informua se heqja e gardhit nga IKMT ka ardhur pas mosvendosjes në dispozicion të lejes së ndërtimit të gardhit rrethues nga ana e institucioni fetar. Nga ana tjetër bashkia informon se hapësira e zënë gardhi i tarikatit halvetian do ti bashkohet rehabilitimit të parkut që ndodhet në krah të këtij institucioni fetar.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ish deputetja e PD, Jorida Tabaku.  "T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike kriminale. Akoma më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.

Ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga Nimrodët dhe që nuk kërkon të jetë një qytet për banorët e tij por për sunduesit e tij dhe tarafin e tyre oligark. Prandaj edhe biznesi i tyre për të shkëmbyer shpirtëroren dhe historiken me materialen dhe kullat është kaq i kollajtë për t’u zbatuar" akuzonte Tabaku.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pensionisti: 10/05/2020 01:51

    Po qe pa leje teqja prisheni dhe ta bejne diku tjeter,,por edhe dhenia e cdo lulishte ne tirane per pallate eshte e gabuar,,nuk dime ku te rrime,,tirana ka pasur shume lulishte para 1990,,,dhe fusha sportive,,edi rama i prishi ato..

    Përgjigju
  • Jul cezari: 08/05/2020 18:44

    Po kjo Muxhahedinja Islamike..,le te kthehet ne Persi..,andej nga ka ardh!Prishja e mureve e gardheve rrethues ..s'ka lidhje me Fene"..,eshte ne kundershtim me qytetrimin edhe Estetiken e perbashket komunitare

    Përgjigju
  • Para kalo: 08/05/2020 18:38

    Sh.mire..,duhet me prish te gjitha gardhet e muret rrethues ne Gjuthe Tiranen...,Emergjence kombetare..,me mire vone..,se kurre!

    Përgjigju
  • Lala: 08/05/2020 07:44

    Prisheni të gjithë dhe bëjeni park lojrash për fëmijët.

    Përgjigju
  • Teo: 08/05/2020 07:37

    Zonje ju te pd vetem per te share jeni,kujtoni se do i jepni mend ju popullit.Ju skeni per vete.U paguan shtetikot

    Përgjigju
  • Tutu: 07/05/2020 19:46

    Po ik moj zonje ... se te gjithe nenpunesit fetare jane ca zullmqare te shpifur... qe skane as me te voglen lidhje me spiritualitetin...

    Përgjigju
    • Tutu mese e Drejte .: 08/05/2020 03:52

      Dhe une me te njejtin Mendim Si Juve Tutu . Vetem me nje ndryshimi. Se ka te Drejte kjo z.Jorida Tabaku ,se i mungojne te ardhurat,dhe gjen ne Firma te ndryshme per te perfituar nga ata nenpunes qe vertete njohin korrupsionin dhe jo se Kane Interes ne Besimin Fehtare..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?