Epiteti i hershëm 'Ilir Floriri' doli në pah gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit 2023 me trajtën e re 'Like Floriri'. Gjatë takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama iu referuar sistematikisht Ilir Metës si 'Like Floriri'. Epiteti lidhet me pretendimet e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike se Ilir Meta është përfshirë në vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet Kërrabës ndodhur në vitin 1999. Ilir Meta ka mohuar në vijimësi që të ketë gisht në vjedhjen e thesarit të shtetit, por nga akuzat intensive të Berishës dhe PD-së në vitin 2000 dhe në vijim, u konsolidua epiteti 'Ilir Floriri', i rikthyer nga Rama gjatë kësaj fushate elektorale.
“Industrialisti më i madh i blerjes së votave është Like floriri”, tha Rama tre ditë më parë. Ditën e djeshme, Ilir Meta u ndal sërish tek ky epitet. Meta tha se në vitet 2000, kur Berisha dhe PD-ja e akuzonin për vjedhjen e floririt të Kërrabës, Rama ka qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar. Dosja e vjedhjes së floririt gjatë trazirave të vitit 1997 dhe gjatë vitit 1999, është rikthyer në sirtarët e drejtësisë pas 23 vitesh.
Metës dhe Sali Berishës, për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999. Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi mosfillimin e procedimit penal. Me vendim të datës 30 nëntor 2022, gjyqtarja Flojera Davidhi, rrëzoi vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal për vjedhjen e floririt. Ky vendim u ankimua në Apel nga prokurorja Manjola Kajana.
Gjyqtarja e Apelit Tereza Merkaj, në 9 mars 2023, pranoi ankimimin e prokurores Manjola Kajana dhe pretendimet e saj në favor të mosfillimit të procedimit penal. Ky vendim është ankimuar nga Idajet Beqiri në Gjykatën e Lartë. Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë që do të vendosë nëse SPAK duhet të nisë një hetime ndaj Metës dhe Berishës për vjedhjen e floririt.
Po çfarë ka deklaruar Sali Berisha në vitet 2000 për vjedhjen e thesarit të shtetit? Në 5 maji të vitit 2000, Sali Berisha akuzonte Metën se kishte dorë në vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë.
“Thesari i shtetit nuk është vjedhur ashtu siç thonë tellallët e Ilir Metës, i cili, së bashku me Rakipin dhe Klosin, para dy ditësh ranë dakord të mashtrojnë shqiptarët, për t’i përgënjeshtruar dje Poçi. Gëllçi i zi u deklaroi shqiptarëve se janë vjedhur 2,8 milionë shufra. Unë po ju garantoj juve se janë vjedhur dhjetëra arka me monedha. Secila arkë ka pasur 4 mijë monedha. (Reagim në sallë) Dëgjoni, zotërinj, dëgjoni kusarë, dëgjoni, se keni nevojë. (Të qeshura) Ju lutem. Prandaj ju duhet Kodi. Pardje Gëllçi i zi do t’u deklaronte shqiptarëve se ato janë vjedhur në mars të vitit 1997. Mirëpo ju, që jeni të mençur në vjedhje, në kusari, pse nuk pyetët: Pse mungonte Poçi në atë takim? Si ka mundësi që Kryeministri thirri Klosin e Rakipin dhe jo Poçin? Sepse Poçi kishte këto dokumente (i tregon para deputetëve), ku thuhet se “pavarësisht sa thamë më lart, theksojmë se vlerat e “Çelikut” mbeten të pacenuara, pasi dyert e hyrjes së objektit janë të sigurta si ndaj sulmeve fizike dhe sekretit të hapjes”. Kurse sot Rakipi boton në gazetën e Klosit, “Shekulli”, njoftimin se kanë hyrë nga frëngjitë. Dera është gjetur e hapur, o të nderuar. Doni t’i shihni? Ah, shiko, administrata s’është e kusarëve, administrata është e atyre njerëzve të ndershëm që e kanë ruajtur thesarin vite e dhjetëra vite. Jeni gabim ju. Pra, ata që kanë bërë kontrollin, na i kanë prurë dokumentet. Shkoni merrni dosjen e prokurorit Hysi, i kërkoni atij fotografinë e do të shikoni se si hyrja e ka derën të hapur një metër. Unë po ju them këto sot, nesër do t’ju them të tjera, derisa fytyra juaj të bëhet më e zezë se e atyre që vunë dorë mbi floririn shqiptar”, deklaronte Berisha.
Sipas Berishës, Meta ka festuar vitin e ri 1999 me thesarin e vjedhur të shtetit.
“Ai e mori si çdo qeveri tjetër pasurinë për të vazhduar luftën, kurse ju vodhët thesarin, jo në vitin 1941, jo më 1939, por vodhët thesarin më 1999. Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve. Kjo është arsyeja që ju i ktheheni Kongresit të Përmetit sot, pasi keni firmuar një herë referendumin. Ju akuzoni mbretin se mbreti vrau, dhe unë atëherë them ta gjykojë historia, por më shumë se ju nuk ka vrarë asnjeri. Ju, nuk u marr për trashëgiminë, që është më e zeza që mund të jetë, por vetëm në këta tre vjet edhe këtë Parlament e përgjakët: vratë përpara selisë së Partisë Demokratike, vratë kundërshtarë politikë kudo”.
Disa ditë më pas, në 17 maj 2000, PD-ja zhvilloi një interpelancë me Ilir Metën, në atë kohë kryeministër, për vjedhjen e floririt. Pyetjet ndaj Metës në emër të PD-së i bëri Genc Pollo. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Pollos, Meta shprehet se për herë të parë ishte vënë në dijeni për vjedhjen e floririt në datën 7 prill të vitit 2000, pas një kërkese të tij për inventarizimin e arit.
Meta sqaron edhe veprimet që ka ndërmarrë pasi është informuar për grabitjen e thesarit, që nga informacioni institucioneve ndërkombëtare financiare deri tek vënia në lëvizje të Prokurorisë. Po pse fillimisht qeveria ‘Meta’ mohoi vjedhjen e thesarit? Meta sqaron se janë bërë dy verifikime të floririt. Pas verifikimit të parë i është raportuar ministrit të Rendit Publik që nuk ka pasur probleme. Por, sërish ka pasur dyshime. Në këto kushte, është bërë një verifikim i dytë, i cili ka konfirmuar grabitjen.
Keta kane vjedhur te dy nga nje pjese te thesaritte shtetitne flori.Ka vjedhur me pare Berisha pjesen e tij dhe me pas,arkitekti i vjedhjes se floririt,spioni Jeta-j i dha goditjen perfundimtare.Sa per prokuroren e SPAKUT Manjpola Kajana dhe gjyqtaren Merkaj, nuk do shume mend se jane atashuar prane shtabit te te dy mafiozeve sali-ke dhe qellimi i tyre eshte bllokimi i hetimit te prokurorise,me porosi te ciftit Sali-ke.Respekt per gjyqtaren Flojera Dhavidhi, e cila perfaqeson brezin e ri te gjyqtareve,te pandikuar nga gangsteret politikwe mafioze Sali Non Grata e Like Floriri,spiuni i fundit i ish sigurimit te shtetit shtetit,kali i trojes se Berishovicit brenda partise socialiste dikur dhe sot ne politiken shqiptare.Te shpresojme qe panxha dhe kthetrat e ketyre banditeve politikane te mos jene shtrire dhe ne gjykaten e larte.Sepse ky dote ishte kulmi.Cfare te keqe sheh Manjola Kajana she gjyqtarja Merkaj nga hetimi i pasurise se ketyre mafiozeve qe i tregon me gisht i madh e i vogel dhe qe pasuria e tyre ja kalon dhe sheikeve arabe?Nese jane te paster s'ka pse te tremben nga hetimi.Por dihet se nuk jane te paster dhe kane dore dhe ne vjedhjen e floririt ndaj bejne cmos te mos hapet hetimi ndaj tyre! Ketu fle lepuri.Dhe detyra e Kajanes dhe Merkajt e ndonje tjetri ushtar te Berisho-Metajt eshte te bllokoje kete hetim.Fare e keqe!
PërgjigjuKu ishe ti tashi e13 vjet qe qeverise me te ,apo tashi tu prishen interesat ty .
Përgjigjuhajdut me cizme ne historine e shqiptareve ky eshte nje nga monstrat e vecanta perkrah enverit sales e shume te tjereve qe turperuen shqiperine dhe shqiptaret me bemat e tyre grabitqare
PërgjigjuO drejtesia populaire, ENVERI nuk vodhi e as e shkaterroj Shqiperine. Po ky likja, sala, Mona, lulka e shume te tjere mire tjua bejne ketij populli. Qumeshtin e nenes tju pijne