Në një kohë kur shumë mjekë po largohen nga Shqipëria ka edhe nga ata që mendojnë se është më mirë që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në vendin e tyre. Besnik Shabanaj nga Elbasani pas studimeve të kryera në Itali ka vendosur ta ushtrojë profesionin e mjekut anestezist në Sarandë dhe jo vetëm pas i pëlqejnë qytetet bregdetare, por aty kishte mungesë për këtë specialitet.
Mjeku anestezist pohon se me vendosjen në dispozicion nga qeveria të bonusit për mjekët, do të bëjë që shumë mjekë që janë diplomuar për mjekësi, të qëndrojnë në Shqipëri për ta ushtruar profesionin.
Sipas tij këto bonuse e kanë bindur atë që jo vetëm të lërë Italinë, por të punojë madje edhe larg qytetit të lindjes. Gjatë muajit mars në spitalin e Sarandës pritet të vijnë edhe katër mjekë të specializuar si kardiolog, kirurg, gastroepatolog dhe një pediatër.
Ketij mjekut i mbaroi kontrata ne Korçe dhe qe aty erdhi ne Sarande. Po cjane keto more ditezi qe shkruan dhe trumbeton, qe nje mjek ne gjithe spitalin merr bonus 2.5 milion dhe kirurget qe operojnë me ate, paguhen 45000 leke. 1 me bonus 2.5 milion dhe 30 mjeke te spitalit me as 50000 leke te reja rroge. Hallall i pari po pse kaq gjynaf keta te tjeter. Ka tre vjet bonusi dhe gjithsej as 10 mjeke sjane ne gjithe shqiperine me bonus.Dhe ndoshta mbi 1500 mjeke ne gjithe shqiperine i afrohen me zor 50000 lekeshit. Rrofte Gebelsi, poshte mjekesia!!!!
Përgjigju