Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me mbështetës

Historia e një opozite të rrëzuar

7 Shkurt 2019, 21:38| Përditesimi: 7 Shkurt 2019, 21:42

  • Share

E djathta shqiptare tashmë ka hyrë në vitin e gjashtë të opozitarizmit të saj, por gjithashtu ka hyrë në vitin e rekordeve negative dhe të skandaleve korruptive të zbuluara nga organet kompetente, për vitet kur ajo ishte në qeverisjen e vendit. Historia e largimit nga pushteti i kësaj opozite, është e mbushur me premtime të pambajtura, me miqësi me trafikantë, të korruptuar dhe kontrabandistë, me marrëveshje të errëta etj. Në vitin 2005, kjo opozitë erdhi në qeverisje me anë të disa premtimeve, që për shumë nga shqiptarët ishin të pamundura për t’u mbajtur, sepse nuk kishin logjikë ekonomike, por mbi të gjitha, ishin premtime për të rrëmbyer dhe rifituar besimin e qytetarëve, për të rifituar pushtetin (pas rrëzimit në 1997) por jo për të ndërtuar dhe forcuar shtetin ligjor.

Gjithçka parashikohej, doli se ishte e vërtetë. Por para disa ditësh, kryetari i opozitës Lulzim Basha, mblodhi strukturat e partisë tij, dhe vendosi datën e një proteste të “madhe popullore”, e cila ( pas rretheve) do të kulmojë në Tiranë, duke paranjoftuar “bllokime sheshesh dhe rrethime kryeministrie”, madje duke kërcënuar edhe vetë zotin Rama. Por para se të vijë data protestës, opozita aktuale e zotit Basha, duhet mbi të gjitha tu thotë shqiptarëve sinqerisht, të gjitha ato që kanë pësuar ata gjatë qeverisjes së tij, duhet tu thotë shqiptarëve për kontigjentin e ish-zyrtarëve të pushtetit tij, të cilët po përfolën lidhur me prova që i lidhnin ata me rrjetet e trafikut dhe korrupsionit, dhe që Prokuroria po kërkon sërish të rihapë hetimet ndaj tyre, duhet tu thotë shqiptarëve premtimin e pambajtur për legalizimeve që nuk u bënë kurrë sa ishte në pushtet PD, për Gërdecin, për 21 janarin etj, etj.

Historia e opozitës aktuale sot në Shqipëri, është historia e një grupimi (pasardhës të KOP-it të famshëm) , i cili propagandonte ndryshime të mëdha për vendin, por që sapo morën pushtetin, sollën mjerim, varfëri, trafiqe, korrupsion, analfabetizëm, krim ordiner dhe shtetëror, denigrim të sistemit arsimor, fiskal, etj. Opozita në gjithë këto vite, duhej të kishte një rol vendimtar në këtë vend, dhe jo të fliste çdo ditë pallavra, sajesa turpi, duke derdhur lot krokodili për “popullin”, duke synuar veçse një luftë për pushtet klanor.

Protesta e opozitës nuk duhet të jetë me ultimatume “për të ardhur në pushtet duke rrëzuar një qeverisje legjitime”, por duhet të jetë shpresë dhe frymëzim për ndjekësit e saj. Por sot opozita e këtij vendi, nuk po bën asgjë tjetër veçse po sfumon, godet dhe kërcënon deputetë, qeveritarë, biznesmenë e gazetarë , me burgosje dhe ndëshkime popullore, një ngjasim me regjimet diktatoriale. Qeveritë në vendet demokratike nuk rrëzohen nga ultimatumet dhe dëshirat e kryetarëve të opozitës, por nga detyrimi për të ndryshuar sa herë vijnë votimet e lira, dhe me vullnetin e shumicës së popullit.

Historia e kësaj opozite, është as më shumë dhe as më pak, historia e një partie të rrëzuar me votën e shumicës së shqiptarëve, historia e një force politike që nuk po arrin kurrë të bëhet faktor vendimtar për fatet dhe ndryshimet pozitive të vendit saj, historia e një grupimi njerëzish, që i ka bashkuar dhe bashkon vetëm pushteti dhe paraja, mllefi dhe hakmarrja. Tashmë kjo opozitë e rrëzuar, e ka paracaktuar vendin e saj në memorien historike të shqiptarëve, ndaj do të mbetet gjatë, shumë gjatë jashtë dyerve të pushtetit.

Komento

Komente

  • Konjak: 08/02/2019 12:33

    Nese s'do ishim deshmitar te fakteve ,per te dya qeverisiet,edhe mund te mashtroheshim e te besonim ndonje brockull nga ky pseudo gazetar.Ky zoteri me te pa vertetat e ty ,te shkakton te vjella.Qendrimi i tij ndaj se vertetes,dhe ndaj artit te te shkruarit eshte me se poshterus,Mir po ,njeriu eshte ai ~se c'far ben e c'far thot.Qeverisia gjithmon harxhohet ,dhe ka arsye per kete ;kurse opozita gjithmon rifreskohet, pamvaresisht shkalles se aftesimit.Te dy krahet politik drejtojne vendin ,prandaj popullit i interesojn te jen sa me te pregatitura, edhe me pjesmarres edhe me ide.Te dy krahet e politikes ,s'besoj se kan nevoje per sahanlepires.

    Përgjigju
  • Robshi: 07/02/2019 23:07

    Niveli i shkrimit eshte kaq i trashe saqe ai qe e han e meriton te jete qytefshar i shtetit me elitar ne evrope...Sa per autorin i vetmi percaktim qe me vjen eshte meshire keqardhje por edhe kriminalizem pasi tenton te ndikoje me bullshit permes nje hapsire publike...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?