Armando Broja te Tottenham

Historia gazmore/ Armando Broja e nisi 'karrierën' te Tottenham, si Chelsea ia 'rrëmbeu' Spursave talentin kuqezi

7 Nëntor 2023, 19:16
  • Share

Armando Broja padyshim është lojtari më i vlefshëm i Kombëtares kuqezi, me 22-vjeçarin që është pjesë e Chelsea dhe ka kontratë deri në 2028 me Blutë e Londrës. Por, jo të gjithë e dinë se fillimet e Brojës në futboll kanë nisur në akademinë e Tottenham, klub në veri të Londrës.

Edhe pse ai u rrit në akademinë Cobham dhe e cilëson veten si Blu, fakt është se Broja në moshë të vogël e ka nisur karrierën si i zgjedhur i Burnham Junior, që është pjesë e Tottenham.

Megjithëse për dy vite ai ka qenë pjesë e Tottenham të moshave, ishte Chelsea që e pikasi në një ndeshje kundër tyre. Në një intervistë të mëvonshme, Broja kujton se si u zgjodh nga Tottenham. Në një ndeshje të moshave, disa nga vëzhguesit e Spurs kishin ardhur për një shokun e Brojës, ndërsa ishte sulmuesi shqiptar që shkëlqeu në atë turne dhe u bë pjesë e Tottenham.

Duke folur me Players Tribune Football në 2022, Broja zbuloi reagimin e tij kur u afrua nga Spurs si i ri. Pavarësisht se nëna dhe babai i tij ishin të entuziazmuar nga lajmet, ai tha se nuk kishte asnjë ide se cilët ishin Spurs në atë kohë.

"Unë isha në Burnham Juniors, klubi i parë dhe mbaj mend që shkova në një turne. Skauti i Tottenham-it në fakt erdhi për të parë një djalë tjetër. Më ndodhi që luajta mirë atë turne, isha golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut. Ata iu afruan mamasë dhe babait tim para se unë ta dija për këtë, kështu që kur u ktheva, mamaja dhe babai im më thanë. "Tottenham erdhi tek ne". E njihja vetëm ekipin tim të ligës së të dielës (dhe Chelsean)", tha Broja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?