Që në momentin kur fitoi pavarësinë financiare, Akistula Pula e kishte të qartë se ku do t’i përqendronte shpenzimet e saj. 25 vjeçarja nga Tirana, studente e inxhinierisë mekatronike, numëron rreth 3000 libra në bibliotekën e saj dhe ka harxhuar mbi 15 mijë euro për ta pasuruar koleksionin dita-ditës.
Në emisionin “Një nga ne”, Akistula, ose siç e thërrasin të afërmit Aki, na dha mundësinë të depërtonim në botën e saj. Nuk është nga ato vajza që zgjohen në mëngjes me mendimin: “çfarë do të vesh, nuk kam mjaftueshëm rroba në garderobë”.
Çdo ditë e ka të mirëorganizuar, zgjedh në shumicën e kohës rroba të vetkombinuara dhe përpiqet që sado pak kohë t’ia dedikojë mikut të saj më të mirë, librit. Përveç punës si inxhiniere, ka punuar dhe në 2 librari si menaxhere, por për t’u njohur më shumë me këtë personazh, ju ftojmë të ndiqni emisionin “Një nga ne”. Një histori që do t’iu rikthejë dëshirën për leximin, që do t’iu mësojë si të jeni më të organizuar dhe që do t’iu bëjë të reflektoni për prioritetet e jetës.
Nuk ka asgje te keqe te koleksionosh libra nese ke mundesi financiare dhe hapesire ku t'i mbash dhe mbi te gjitha t'i duash.Une kur ble libra preferoj autore te njohur me standart te larte,te tjeret i ble sepse me pelqejne aq shume,sa qe dua t'i kem patjeter.Per te tjeret qe nuk jane shume te rendesishem,qe nuk kane ndonje permbajtje cilesore,ose qe nuk gjenden ne shitje,biblioteka eshte zgjidhja me e mire.Ata qe kane mundesi financiare,por qe nuk duan te mbushin shtepine,perdorin librat on-line.Librat jane si muzika,nje liber i mire,nga nje autor po aq i mire,i reziston kohes,ndryshimeve te shijeve e ndryshimit te gjeneratave,bile dhe politikave.Kur nuk jane cilesore harrohen e mbushin shportat e mallrave te dhuruara dhe kazanet e plehrave.S.d.q.ketu ku jetoj,nje gje kam verejtur qe eshte bere e modes qe kur filloi pandemia.Nga qe cdo gje u mbyll e u ndalua per shkak te pandemise,drejtuesit e lajmeve dhe emisioneve u detyruan te lidheshin me te ftuarit jo ne studiot e TV,por nepermjet Skyp-it.Dhe te gjithe te ftuarit qe flisnin nga shtepite e tyre,preferonin te kishin nga mbrapa si sfond,rafte e biblioteka me libra.Me sa duket kerkonin te dukeshin erudite ne syte e botes mbare edhe me shume se sa ishin,megjithese per mendimin tim ishte dicka qesharake dhe e tepruar.Perderisa te kane thirrur ne TV te besh analistin e te japesh opinion,nuk je /kungull fshati/.Kjo verejtje vlen vetem per vendin ku jetoj,se po te jete fjala per ne Shqiperi,kemi pare te ftuar neper studiot televizive me nivele gjykimi qe ndonjehere lene shume per te deshiruar.
PërgjigjuAta qe koleksionojne libra quhen bibliofile. U shijon jo vetem leximi por edhe ana estetike e librave. Mund te koleksionojne libra te vjeter, te rralle etj. Umberto Eco kishte nje koleksion prej 30 mije librash. Nuk do te thote se i kishte lexuar te gjithe nga faqja e pare tek e fundit, por natyrisht i kishte shfletuar nga pak te gjithe, njihte autorin, vitin dhe vendin e botimit dhe tematiken qe trajtonin.
Përgjigju@Agjentin, Me mbajt liber ekstra?, ca do me thene me kete ? Nese te pelqen nje liber te blesh 5 kopje?,
PërgjigjuLibri ka vlere kur lexohet dhr jo per dekorim.(3000 libra nese i perkushtohesh 8 ore ne dite leximit, duhen te pakten 20 vite per t'i lexuar).
PërgjigjuPo pse o pall sjelohet me i pas ekstra. Dhe ktu e shfaqni hapur injorancen.