Për herë të parë që prej largimit të Sir Alex Ferguson Manchester United renditet me pikë të barbarta me Liverpool-in kryesues në ditën e parë të vitit të ri. Që prej asaj kohe kanë kaluar 8 vite, ndërsa për të arritur në këtë stad ndikoi ndeshja që ‘djajtë’ fituan 2-1 kundër Aston Villa-s mbrëmjen e 1 janarit.
Ndeshja do të zhbllokohej fillimisht nga Martial në minutën e 40 me kokë, por miqtë do të vendosnin baraspeshën në pjesën e dytë me Traore-n. Golin e fitores për skuadrën e Solskjaer do ta realizonte Bruno Fernandes, i cili ktheu në gol një penallti të kontestuar të fituar nga Pogba. Sakaq ndeshja tjetër e 1 janarit në Premier League mes Everton dhe West Ham përfundoi 0-1 në favor të miqve. Një disfatë e cila ekipit të Ancelotti-t i heq përkohësisht mundësinë për të qëndruar te skuadrat e para të Premier League.
Ndërkohë sot në kampionatin anglez Tottenham-i i Jose Mourinho-s do të presë ekipin e Leeds, ndërsa Arsenal-i i Artetës luan në transfertën e West Brom.
Në Spanjë sot do të luhet java e para e 2021, ndërsa nga skuadrat e mëdha që do të zbresin në fushë është Real Madrid. ‘galaktikët’ e mbyllën me humbje 2020 dhe vitin e ri duan ta nisin me patjetër me fitore kundër Celta Vigo.
Nesër do rikthehet edhe Seria A, e cila ka një program të ngjeshur pasi e mërkura i gjen përsëri në fushë. Përsa i përket sfidave të ditës së dielë e nis Interi që mund të marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit nëse fiton me Crotone-n. Më pas Milani kryesues do përballet me Benevento-n në transfertë, ndërsa Juventus pret Udinese-n në darkë.