Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks. Boksieri ukrainas arriti që të triumfonte në ‘Wembley’ përballë boksierit londinez Daniel Dubois.
Ukrainasit iu deshën pesë raunde për të plasur në tokë anglezin dhe për të marrë për herë të dytë një titull në peshat e rënda. Ai mbetet kampion absolut dhe nuk ka asnjë humbje në 24 ndeshje në ring.
Pas përballjes Usyk tha se tani kërkon të jetë pranë familjes dhe pas tre muajve do një ndeshje të fortë, duke përmendur disa nga rivalët.
“38 vjeç është vetëm fillimi, mos e harroni. Dua të falënderoj Jisu Krishtin, dua të falënderoj ekipin tim dhe juve, Ëembley. Ju faleminderit shumë. Është për njerëzit, për njerëzit në gjithë botën. Nuk dua më asgjë, mjafton. Dua të pushoj. Dua të kthehem në shtëpi pranë familjes sime, gruas, fëmijëve. Dua të pushoj, por ndoshta për dy ose tre muaj.
Rivali i radhës? Ndoshta do të jetë Tyson Fury, ndoshta kemi tri opsione: Derek Chisora, Anthony Joshua, ndoshta Joseph Parker. Nuk mund ta them tani, sepse dua të kthehem në shtëpi”, ka thënë Usyk.
Përveç anës sportive, të dy boksierët përfituan edhe financiarisht nga kjo përballje. Usyk fitoi plot 114 milionë euro, ndërsa Dubois arkëtoi 61 milionë euro, pavarësisht humbjes. Këto shifra janë shumë më të larta krahasuar me përballjen e tyre të parë në vitin 2013, kur Usyk fitoi pesë milionë euro dhe Dubois vetëm 1.7 milion euro.
Komente
