Për rreth dy orë në Muzeun Historik Kombëtar u mbajtën sot homazhet në nderim të gjeneralit Rrahman Parllaku, i cili u shua në moshën 100-vjeçare. Për ta nderuar për veprën edhe përkushtimin e tij, që ka dhënë për lirinë e atdheut edhe për demokracinë në vend të pranishëm ishin familjarë, miq edhe kolegë, por nuk munguan as Presidenti i vendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Sot që është një ditë historike për mbarë popullin edhe kombin tonë, 16-shtatori, dita e Konferencës së Pezës, e besëlidhjes së të gjithë shqiptarëve pa dallim feje edhe ideje në luftën për liri, nuk e mendoja se do të ishte edhe dita që duhet që t’i thoshim lamtumirë gjeneralit Rrahman Parllaku, një prej komandantëve më të lavdishëm të Luftës Antifashiste, të luftës për liri, por edhe një prej personaliteteve më të mëdha të ushtrisë sonë. Një personalitet publik, që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme për kohën. Përkushtimi i tij ndaj lirisë së atdheut edhe për parimin e demokracisë do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë”, tha Meta, presidenti i vendit.
Historiani Paskal Milo dhe shkrimtari Namik Dokle, e cilësojnë gjeneral Parllakun si një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në Luftën Antifashiste nacionalçlirimtare.
“E kam të vështirë për të folur, jo se nuk di se çfarë duhet të them për gjeneralin edhe mikun tim Rrahman Parllaku, por i kam thënë në të gjallë të tij vlerësimet më të mira që i ka miratuar, si një kontributorët e mëdhenj në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, si një nga ushtarakët më të zotë në vitet 1945 e më tej edhe një nga demokratët më të përkushtuar edhe një atdhetar, që nuk ka të krahasuar për nga mënyra se si u angazhua jo vetëm për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, por edhe në mbështetje të çlirimit të Kosovës. Shqipëria ka humb një nga njerëzit më të shquar me një veprimtari të prekshme që duhet që të shërbej si një model imitimi për nga atdhedashuria dhe përkushtimi qytetar që ka pasur”, tha Milo.
Rrahman Parllaku u lind në fshatin Novosej të Lumë. Pas homazheve u përcoll për në banesën e fundit, në Tufinë.
NGUSHELLIME FAMILJES,,QOFTE I XHENETIT,;PO SI MUND TE DENOHEN KETA NJEREZ TE MIRE,POZITIV DHE ATDHETAR,,,,ENVER HOXHA PASKE QENE NJE KRIMINEL I POSHTER,,EDHE NJE QEN NUK E LE DOT MBYLLUR PER 2 DITE,,;JO ME NJERIUN,,,,TURP I MADH,,,NBAHESHIN NJEREZIT KOT NEPER BURGJE...keto pasoja i vuajme dhe sot....
PërgjigjuPo pse ne.Muzeun kombetar? Ka qene ushtarak? Po. Ka qene deputet per 7 legjislatura? Po. Po pse ne muzeun kombetar kur duhej te ishte ne MM ose parlament?!
Përgjigju