Sociale

Hoxha me biznese, Elvis Naçi: Spitalin do ia shes Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për 850 milionë lekë, paratë do i përdor për të zgjidhur hallet e shqiptarëve

7 Tetor 2021, 21:17| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 10:32

  • Share

Elvis Naçi është një imam i njohur në Shqipëri  jo vetëm për bamirësitë që reklamon që bën por edhe si një hoxhë që blen spitale dhe shet syze firmato. Edhe pse thirrjet e tij u drejtohen shqiptarëve dhe biznesmenëve që të ofrojnë ndihma për të varfrit, ajo që vihet re është se vetë hoxha po pasurohet çdo ditë edhe më shumë, edhe pse kurrë nuk i ka deklaruar se nga i burojnë të ardhurat,  dhe si i ka ngritur bizneset e tij.

Në deklaratën e tij të fundit, Imami Naçi shprehet se ka vendosur  t'ia shesë spitalin që ka në pronësi   Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për 850 milionë lekë të vjetra dhe paratë premton se do t’ia japë njerëzve të varfër.

“Sot dua te ndaj një lajm te bukur, një lagje e re pritet te ndërtohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Botërore Bektashiane na beri një kërkese për te blere Spitalin Continental me dëshirën për te patur edhe ky Komunitet një Spital si komunitetet e tjera Fetare, përveç kësaj Spitali Continental gjendet ne pronën dhe ndërtesën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe dëshira e tyre është qe te investojnë ne te gjithë zonën dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shesë Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e përfituar do te ndërtoje një lagje për te varfrit ne Kosovën tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni për njerëzit ne nevoje. Por jo vetëm kaq, një tjetër lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqipëri, përveç Thumanës qe po shkon drejt përfundimit, ! Bamirësi mbi bamirësi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Botërore Bektashiane do te vazhdoje traditën e ndihmës se njerëzve te pamundur por edhe sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndërtohen lagje dhe shtëpi te tjera te cilat do te zbukurojnë dhe rehatojnë zemrat e nevojtareve. Zoti ju shpërbleftë sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin”, shkruan Naçi

Pasuria e Elvis Naçit ka qenë objekt i vëmendjes dhe blerjet e jetesa e shtrenjtë që bën duke e publikuar në rrjete sociale, por asnjëherë nuk ka qenë transparent se nga burojnë gjithë këto të ardhura.   

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • klei: 08/10/2021 12:30

    I qiu robt ky hahahahahaha ca mashtruesi te qifsha hoxhen qe je ropce

    Përgjigju
  • Tata: 08/10/2021 08:24

    Hahahaha,dhurimet????????? Jane investime sauditesh per te arritur ke çorçafet e zeza sa me shume. Shqiperia sbehet kurre fondamentaliste,pervecse ndonje kope e vogel sepse ka tjeter koncept per fene. BESOJME SE KA ZOT,POR AI NA DO TE LIRE DHE JO SKLLAV TE DIKUJT.

    Përgjigju
    • snejo: 08/10/2021 08:45

      Ti qenke shume i ditur, po shume fare, gjynah qe harxhon kohen me komente neper portale, mund te japesh shume ne marredhenie nderkombetare, ndoshta te behesh edhe minister.. Thjesht je pak bole!

  • Rimi E88: 08/10/2021 06:48

    Bravo Elvis jepi fort shpetoje kete popull qe te vjen nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Myslym: 08/10/2021 04:56

    Jepi lalo se i grive shqiptarët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?