Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi përcolli në një dalje publike sot përpara mediave edhe analizën e dy ndeshjeve të tij zyrtare me Sllovakinë, duke prekur në tërësi situatën në ekipin që ai drejton. Mungesa e shumë futbollistëve ishte një pjesë vendimtare në lidhje me paraqitjen e skuadrës në sfidat e fundit. Vetë Bushi për situatën aktuale të skuadrës deklaroi:
“Në lidhje me dy ndeshjet me Sllovakinë, skuadra kishte jo pak mungesa, dhe që ndikuan shumë në forcën e grupit. Por, në këtë pikë do desha të specifikoj edhe rastin pozitiv që lidhet me ekipin kombëtar A, ku Abazaj, Ramadani e Bare iu bashkangjitën. Dhe është një kënaqësi shumë e madhe, kur skuadra përfaqësuese e parë furnizohet me lojtarë nga ekipi U-21. Më i rëndësishëm mbetet ekipi kombëtar A. Të jeni të bindur që të njëjtën gjë do të bëja edhe unë, për të pasur sa më shumë elementë nga skuadra e shpresave. Në lidhje me grupin vuajmë mungesën e stopera-ve, por mbi të gjitha do desha të them, që prej shumë vitesh nuk ndodh që skuadra A të ketë kaq afrime lojtarësh që janë kontigjent i skuadrës U-21. Këtu do të përfshija edhe Rei Manajn, që për mua është sulmuesi më i mirë. Sidoqoftë, në lidhje me eleminatoret e ardhshme, kur do të vijnë lojtarë të datëlindjes 1998, kam bindjen se skuadra U-21 do të jetë pretendente për kualifikim, me këdo rival të ketë. Kjo, sepse kemi një kontigjent shumë të mirë lojtarësh të datëlindjes 1998. Ndeshjet e radhës? Do të rri me mendimin se Spanjës do t’i marrim 3 pikë në Tiranë dhe 1 pikë në Spanjë. Kemi 3 ndeshje dhe janë 9 pikë në lojë. Duhet të luajmë më të kujdesshëm dhe një objektiv e kemi realizuar, pasi kemi dërguar lojtarë në Kombëtaren A,”- u shpreh trajneri Alban Bushi.
Humbi 2 ndeshje me Sllovakinë, Bushi: Të mundim Spanjën
Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi përcolli në një dalje publike sot përpara mediave edhe analizën e dy ndeshjeve të tij zyrtare me Sllovakinë, duke prekur në tërësi situatën në ekipin që ai drejton.
Mos haro preshin eee..se te mban gjate ne fluturim ai Alban
PërgjigjuHumorist i madh!
Përgjigju