Është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja i cili nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID pas rreth një muaji “luftë” me të.
Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare. Megjithatë dhjetëra qytetarët, shokë, të afërm, miq mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit aktorit. Regjisorja e Teatrit "Aleksandër Moisiu" Driada Dervishi tha se kjo është një ditë e trishtë pasi humbja e aktorit është një dhimbje e madhe për të gjithë.
“Është një dhimbje shumë e madhe që në radhë të parë u takon familjarëve, por zysh Lida me shumë modesti tha Guljelmi nuk ishte vetëm i imi ishte i gjithë Shqipërisë dhe unë besoj se kjo humbje është për të gjithë. Është një ditë shumë e trishtë. Ndoshta nuk do të na duket e pabesueshme kur të shohim gjithë pasurinë kulturore që ai na ka lënë dhe në këtë rats është i vetmi ngushëllim. Do të kemi të vetmin ngushëllim sa herë që të na mungoje”, tha ajo.
Gjatë përcjelljes nuk pati fjalime ceremoniale për të respektuar porosinë që kishte lënë. Artisti Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi "Kush vdes në këmbë" apo edhe te , "Gjurma", "Mësonjëtorja”, "Kthimi i ushtrisë së vdekur", "Kolonel Bunker" etj. Ai ishte nderuar me titullin "Artist i Merituar".
Momenti kur aktori përcillet për në banesën e fundit
Artist I madh,Njeri Model, keta njerez nuk vdesin se jane perjetesuar ne role kinematografike mjeshterore.Njeriu nuk pushon se ekzistuari.kur nuk eshte me.ne jete sepse jeton vepra e tij,jeton refleksi i tij human,nuk vdes.emri i njeriut model !
Përgjigju