Prokuroria e Elbasanit

Kronikë

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta prokurorja 39-vjeçare e Elbasanit

29 Tetor 2021, 10:25| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 11:01

  • Share

Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme, prokurorja 39-vjeçare Erida Kokonozi. Hetuesja 39-vjeçare në Prokurorinë e Rrethit Elbasan ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije KLP, të shoqëruar me një mesazh ngushëllimi për familjarët e saj.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë,  të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.

Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë.

U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta”, thuhet në njoftimin e KLP.

 

 

 

 

Prokurorja, Erida Kokonozi

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?