Briken Calja, peshëngritësi shqiptar që zuri vendin e katër në Lojërat Olimpike në Tokio dhe humbi medaljen vetëm për 1 kg, ka reaguar lidhur me rezultatin historik ditën e djeshme për vendin tonë.
“Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë”, shkruan ai duke shtuar se dolën kokëlartë dhe krenar nga Olimpiada e Tokios 2020, duke arritur një rezultat hisotrik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare.
Calaj tha se “sporti ky është” dhe se ndonjëherë ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes.
Përmes rreshtave ai u shprehet se është shumë krenar për rezultatin, duke theksuar se gjatë karrierës së tij mban 3 nga rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-i në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020.
Në fund të postimit të tij në rrjetin social Facebook, shkruan se tani është koha për qetësi dhe pritje të rezultateve përfundimtare pas analizave anti-doping.
Sportisti ka falendëruar nga zemra të gjithë mbështetësit dhe kontribuuesit e karrierës së tij.
Sportisti shqiptar është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë deri në 73 kilogramë, me 341 kilogramë në total, një më pak se medalisti i bronxtë nga Indonezia Abdullah.
Për performancën e peshëngritësit, Briken Calja duke e cilësuar si të shkëlqyer ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se kjo është një arritje dinjitoze për Shqipërinë.
Nuk mund të mungonte edhe reagimi i presidentit, Ilir Meta i cili e karakterizoj gjithashtu performancën e sportistit shqiptar si të shkëlqyer.
Bravo kampion
Përgjigju