Tërmeti tragjik dy vite më parë më 26 nëntor 2019 i cili u mori jetën 51 viktimave 7 prej tyre të afërm të këngëtares dhe moderatores së njohur Evi Reci ka emocionuar artisten. Në një postim në rrjetin social Instagram Reci ka përkujtuar ngjarjen e hidhur përmes një fotoje nga fëmijëria të shoqëruar me një shkrim prekës.
‘Koha ikën, ikin dhe njerëzit në mënyrë të padrejtë. Në këtë ditë mendimet dhe lutjet e mia do të jenë përgjithmonë për Kristin, Axha, Edin, Klausin, Lolën, Dienën, Esielën dhe Rozën. Më keni munguar pafund. Jeta është e çmuar.’, shkruan Evi Reci.