Kombetarja duke u stërvitur në Izrael

Humbja me Izraelin dhe barazimi me Islandën, FIFA publikon renditjen e re të kombëtares

6 Tetor 2022, 12:19| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 12:22

  • Share

Shqipëria nuk ka lëvizur me asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s pavarësisht ndeshjeve të shtatorit. Edhe pse kuqezinjtë humbën kundër Izrealit 2-1 dhe barazuan 1-1 me Islandën vijojnë të rënditen në pozicionin e 66. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës, me një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka humbur një pozicion duke shkuar në vendin e 107.

Sa u përket tre vendeve të para nuk ka patur asnjë ndryshim, me Brazilin që vijon të jetë kryesues i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina. Në 10 vendeve të para, vetëm Italia ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke ja parakaluar Spanjës në vendin e 6.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?