Kombëtarja në trajnimin e sotëm

Humbja me Kilin hidhet pas krahëve, Kombëtarja rinis stërvitjen për Suedinë! Tjetër lojtar gati për Sylvinhon

23 Mars, 18:42| Përditesimi: 23 Mars, 18:46

  • Share

Pas humbjes 0-3 me Kilin, kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e të shtunës në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa pasdreke janë nisur drejt Suedisë.

Edhe Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

Në seancën e sotme lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e nesërme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin e ndeshjes.

Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.

Etrit Berisha

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?