Politikë

Humbja në zgjedhje/ Sot afati i fundit në PD për analizën e degëve, më 10 korrik kryesia shqyrton raportet për 12 qarqet

5 Korrik 2021, 16:40| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 16:50

  • Share

Rreth dy javë pasi morën në duar formularin për analizën analitike, drejtuesit e 71 degëve të PD kanë afat edhe këtë të hënë për t’i dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të dhënat e grumbulluara për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pavarësisht afatit të vendosur nga Selia qendrore, burime për 'Report Tv'  konfirmojnë se disa prej degëve kanë kërkuar disa ditë më shumë kohë për të dorëzuar, të përmbledhura në një raport, të gjitha arsyet që çuan në humbjen e PD-së.

Dy janë shtyllat kryesore ku është përqendruar vëmendja e demokratëve për analizën.

Drejtuesit e degëve dhe grupi i ngritur kanë evidentuar cilat janë personat që kanë dhënë më shumë kontribut në fushatë. Në këtë pikë, vëmendje të veçantë i është dedikuar aleatëve. Sipas burimeve, disa prej drejtuesve të degëve kanë shprehur në raport shqetësimin se kontributi i tyre ka qenë në rënie drastike në raport me zgjedhjet e kaluara.

Ashtu sikurse kishte porositur Lulzim Basha, pretendimet se u krye masakër zgjedhore, çdo strukturë i ka shoqëruar me emrat lokalë me ndikim në zonë, që kanë bërë fushatë për kundërshtarët socialistë dhe niveli i përfshirjes në fushatë.

Të gjitha këto të dhëna do të analizohen nga Kryesia e PD, e cila të shtunën do të mblidhet për të nxjerrë përfundimet e fazës së parë të analizës së brendshme në bazë të së cilave do të përcaktojë linjën politike që do të ndjekë në vazhdim. Po të shtunën, kryesia e PD do të listojë edhe propozimet për ndryshimet në statut që do ti paraqesë Kuvendit kombëtar më 17 korrik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?