Lulzim Basha në Tropojë

Opinion

Humbja që fillon nga Tropoja…

18 Prill 2021, 14:49| Përditesimi: 18 Prill 2021, 15:12

  • Share

Humbja e Partisë Demokratike, ka nisur nga dita e dielë, dhe pikërisht nga Tropoja. Nga qyteti i masakruar nga politika e Sali Berishës, nga qyteti që nuk ka parë një ditë të bardhë nga Partia Demokratike, nga qyteti që në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste, thuajse ka rilindur.

Dhe pikërisht tatëpjeta e Lulzimit kësaj here do të vijë nga Tropoja, nga “daullet” e sheshit të atij qyteti, që për 30 vjet ka qenë i harruar dhe injoruar nga ai që duhej të ishte “simboli” i saj, por që në fakt nuk shkel atje për “1001 arsye pune”. Edhe mitingu i Lulzimit, ngjasonte më tepër me një ringjallje të Sali Berishës atje. Timbri i zërit, xhestet, thirrjet, dy gishtat lart, apo dhe nisja e fjalimit me fjalët “tropojse dhe tropojsa”, nuk kishte lidhje fare me ftesën e tij për “fitore”.

Në Tropojë Lulzimi vajti natën vonë, pasi kishte përshkuar “9 qytete të vendit me mitingje spontane”. Dhe në mëngjes e pritën dhjetra banorë të atij qyteti. Tropojanët nuk harrojnë lehtë bëmat e Partisë Demokratike, nuk harrojnë lehtë hasmëritë që mbolli ajo parti sa ishte dhe kishte pushtet, nuk harrojnë lehtë përdorimin e djemve të saj për interesat e Sali Berishës dhe klanit të tij, nuk harrojnë lehtë përdorimin e militantëve për interesat e pushtetit duke i përdorur ata madje edhe kundër vëllezërve të tyre në Jug në 1997.

Humbja e Partisë Demokratike, ka nisur si “orteku” nga Tropoja. Ka nisur dhe nuk do të ndalet, sepse Tropoja nuk mund ti japë më besë Lulzimit, që e provoi pushtetin për 8 vjet, dhe nuk vuri një “tullë” në qytetin e tyre. Humbja e madhe ka nisur nga Tropoja, nga qyteti që u masakrua në 1997-1998, dhe nuk munguan viktimat e politikës edhe për 2 dekada të tjera. Lulzim Basha nuk mund të shkonte atje si “mëkëmbësi” e Berishës. Ai nuk shkoi atje si kryetari i Partisë Demokratike, por si i dërguari i Doktorit.

Ai u ringjalli tropojanëve sozinë e Berishës, ndaj dhe pritja ishte e vakët, e stisur, e parapërgatitur, dhe nuk ngjallte asnjë interes.Tropoja do të votojë për vazhdimësinë, do të votojë Petrit Malajn, birin e saj, intelektualin, dhe premtuesin serioz. Humbja e opozitës së përçarë, ka nisur kësaj here nga Tropoja, dhe nuk kishte se si të niste më bukur. Fushata e Lulzimit, thuajse është mbyllur nga Tropoja. Atje, ai bëri pamundësinë e madhe për tu mbushur mëndjen tropojanëve të votonin PD e Doktorit në fakt, por mori prej tyre zhgënjim.

Karvani i Lulzimit me makina, flamuj dhe thirrje “Rama ik”, ka mbetur i qorrollisur rrugëve, në kërkim të mbështetjes popullore. Janë të njëjtët njerëz, të njëjtët mitingashë, që ulurasin dhe kërcënojnë me pushtetin e hakmarrjes ndaj socialistëve, ndaj dhe dështuan.

Lulzimi akoma nuk e ka kuptuar, se Edi Rama e ka të fituar betejën e 25 Prillit, akoma nuk e ka kuptuar se nuk mund të fitojë zgjedhjet me imazhin e Sali Berishës dhe stilin e tij elektoral, akoma nuk e ka kuptuar se Veriu i Shqipërisë nuk është më “bastion” i dy gishtave mashtruese, por i premtimeve të mbajtura.I vetmi që nuk mundi të ndahet dot nga “babai politik” ka mbetur Lulzimi, si nostalgjiku i fundit i ish-kryetarit problematik.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 18/04/2021 17:47

    Basha mbetet kaqol dhe liliput i Berish bajges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?