Biznesi i vogël duke qenë se është dëmtuar ndjeshëm nga përhapja e Covid-19, si dhe mbyllja e tij me vendim qeverie, nuk do të paguaj tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020 në masën e 5%.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit subjekte të tatimit të thjeshtuar se këto ndryshime ligjore tashmë kanë hyrë ne fuqi dhe se tashmë ata nuk do të paguajnë këtë detyrim. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha pak ditë më parë se bizneset e mbyllura me vendim qeverie nuk do të paguajnë taksa.
Po ashtu ka hyrë në fuqi edhe akti tjetër normativ për shtyrjen e parapagimit të kësteve te tatimit mbi fitimin për një kategori biznesesh me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, pra biznese të mëdha.
Call center, bizneset që operojnë ne sektorin e turizmit si dhe ndërmarrjet e prodhimit dhe materialit porositës i janë shtyrë këstet nga periudha prill-dhjetor 2020 për në prill-dhjetor 2021.
Nga ky akt normativ nuk do të përfitojnë subjektet bankare, ato të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, pasi aktiviteti i tyre ka vijuar normalisht.
Ndërsa sa i takon bizneseve të tjera të mëdha ato do të vazhdojnë të paguajnë këstet e tatimit mbi fitimin në muajin tetor 2020.
Po ashtu është shtyrë edhe afati i dorëzimit deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2019 për individët që realizuan më shumë se 2 milionë lekë të reja të ardhura gjatë vitit të nga 30 prilli është shtyrë brenda datës 31 korrik.