I arrestuar për përfitim të 3.7 mln euro nga inceneratorët, Lefter Koka nga qelia përfundon në spital

21 Janar 2022, 15:29| Përditesimi: 21 Janar 2022, 15:36

  • Share

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar me urdhër të SPAK, ka përfunduar në spital. Mësohet se ish ministri Koka është shtruar në spitalin e Burgjeve. Ai është transferuar ditën e enjte pasdite në ambientet e spitalit të burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët.

Tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

 

Komento

Komente

  • Iris: 22/01/2022 00:58

    Stresi nga arrestimi dhe nje histori ne familje nuk perjashtohen,por mos ka rene dakord me ndonje mjek t'i jape ndonje ilac qe shpeshton te rrahurat e zemres apo ndonje qe shton adrenalinen,etj?Krevati i spitalit te burgut, eshte gjithemone shume me i mire e me i rehatshem se sa krevati i qelise !

    Përgjigju
  • Beni: 21/01/2022 18:26

    Ne jemi pa pune dhe pa leke ne xhep dhe nuk po semuremi nga zemra,kurse ky ka bere mbi 10 miljon dollare dhe u semure me 4muaj burg

    Përgjigju
  • Dori: 21/01/2022 18:14

    E ropi popullin e varfer e tani e kapi zemra.Shpejt lirohet nga burgu se i duhet partise per zgjedhje.Mjer ky popull

    Përgjigju
  • Shoku: 21/01/2022 16:56

    Kjo eshte skema e njohur,ky tani i ka blere te gjithe me gardiane e drejtor burgu e spitali pastaj shtrohet ne spital privat e perfundon me arrest shtepie.

    Përgjigju
  • loni: 21/01/2022 15:42

    po kto politikanet tane kur e paskan pas zemren kaq te dobet, pse kan vjedhur gjithe kto vite?

    Përgjigju
  • Ola: 21/01/2022 15:39

    Po si nuk pati probleme me zemren kur volli 3,7 milion euro por e kapi zemra tani qe ndodhet ne burg?Kjo esht parapergatitje per ta derguar ne arrest shtepie per arsye shendetsorw.Ky eaht shteti dhe ligji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?