Dash Shehi, Ilir Meta dhe Tedi Blushi

I bëri thirrje të përballet me SPAK si burrat, Meta i 'vërsul' Blushin e tij Dash Shehit: Pseudo-opozitar, keci i Ramës dhe Bashës që lufton për një mandat qyl

12 Korrik, 11:40| Përditesimi: 12 Korrik, 12:27

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar ashpër Dash Shehin, pas deklaratave të këtij të fundit në një dalje televizive kundrejt Ilir Metës. Sheshi në një intervistë të dhënë në media tha se Meta duhet të përballet si burrë në SPAK dhe jo të dilte e t’i sulmonte prokurorët nga fjalimi që mbajti në protestë.

“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit”, tha Shehi.

Mbi këtë deklaratë të Shehit, i ashpër ka qenë edhe reagimi i Blushit, i cili në një postim në Facebook e quan pseudo-opozitar dhe një figurë karagjoze e fake opozitës. Madje sipas Blushit, Shehi dërgohet nëpër banakë televizive nga Rama e Basha për të mbrojtur SPAK kundrejt premtimit për t’i dhënë një mandat.

“Në mënyrë të përsëritur sipas një regjie të Edi Ramës, pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç "klubeve të lagjes", vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe opozitën e bashkuar. Kjo figurë karagjoze e "fake opozitës", që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të "legjitimitojë" edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve.

Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas. Se çfarë betejash patriotike ka bërë burri i shtetit Ilir Meta me regjimin kriminal të Edi Ramës, me Ramaformën, me SPAK-un e me mafian ndërkombëtare dhe se si i ka shqepur 5-0 në Venecia, i di i madh dhe i vogël.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët se një politikan i degraduar që korruptohet me një faqore qyl nuk mund të verë në diskutim as integritetin e Ilir Metës dhe as të legjitimojë veglën qorre të Edi Ramës, SPAK-un e Don Agaçios”, shkruan Blushi.

Kjo përplasje në distancë mes Blushit e Shehit vjen pas deklaratave të Metës në protestën e thirrur nga Berisha para kryeministrisë, ku presidenti i Partisë së Lirisë nuk ndali sulmet ndaj SPAK.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/07/2024 02:04

    O.Blush na bere te qeshim me lot kur e quan Liken nje burre shteti qe beka lufte pa kompromis e beteja patriotike me Ramen,Ramaformen, SPAK-un,me mafian nderkombetare dhe se si i ka shqepur ne Venecia 5 me 0!!! Na e bere si Xhaxhin dikur qe luftonte me imperialiste,kapitaliste,revizioniste,titiste ,te brendshem e te jashtem,vetem me nje ndryshim,se ky /burri i shtetit/ po ben /lufte patriotike e pa kompromise/ dhe kunder gruas se vet, vetem qe te shpetoje ate pjesen trupore te tij pa ndonje talent,qe te mos i dhembe aq shume kur t'ja zbuse SPAK-u! Eshte nje koncidence e cuditshme o Blush,vizita e njerezve te drejtesise amerikane ne SPAK me pjesemarrjen e papritur te /burrit te shtetit/ ne proteste pas kaq kohesh dhe aq me teper me diarene patetike qe mbajti ne proteste dhe qe te vuri dhe ty t'a perseritesh kunder te nderuarit z.Shehi! Vizita e amerikaneve dyshoj se lidhet me nervozizmin e papritur te Likes.Cfare nuhat valle cakalli i Cepanit?!

    Përgjigju
  • albatros: 12/07/2024 17:00

    Z. Shehi, vetë e ke fajin. E ke prekur aty ku i djeg më shumë! Edhe me kaq të mbetet kjo punë, ai tani është si shalqi i krisur

    Përgjigju
  • Altin: 12/07/2024 14:49

    Bixhozi eshte ves me i keq se alkoli, ndaj si njeri me vese ste takon me kritiku tjetrin.

    Përgjigju
    • Pa Emer: 12/07/2024 16:40

      Rakia te merr mente e kokes bahesh qesharak dhe i neveriteshem nuk e di ke perfaqeson ky Shehi i faqores se rakise por di nje gje qe gjithmone ka marre mandate qyl por jo nga RAMA i ka marre nga Berisha dhe Basha

  • Niku: 12/07/2024 14:33

    E versuli Meta qenin doberman ne sulem... eshte e hidhur pasuria e vjedhur kur ta kerkojne mbrapsh., shume mire ka thene dashi ne je burre perballu me drejtesine, jo te besh gam gam dhe te nxieresh kulishat ne sulem duket metà qe eshte lepur skrapari.

    Përgjigju
  • albatros: 12/07/2024 12:22

    Blush mbahu se po ndryshove e heng.e

    Përgjigju
  • Karuc Kara Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 12/07/2024 12:20

    Tedi Blushi bibilushi na qeka mērzit pēr Ilir Metēn e vērtē qē Dash Shehi i ka thēn realitetin. Por Tedi Blushi haron qē qyl jeton sa dhe uin se pagon e ky lloi hajvon dhe na mēson.

    Përgjigju
  • rono: 12/07/2024 12:17

    ju pisat e partis lirise Dash SHehit nuk i vini dot te kembet . Ai jeton me leket e tija dhe ju me leket qe i keni vjedh ketij populli.

    Përgjigju
  • minushe: 12/07/2024 11:56

    turp kur e bete edhe dashamir shehin te blere nga rama...o zot cfare makinerie shpifese

    Përgjigju
    • Endri: 12/07/2024 12:10

      Por cfare pret nga IM katundari hajdut dhe TB sahanlepires?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?