I bleu burri lokal me para dhuratë dhe overdraft, Vetingu ‘djeg’ gjyqtaren e Apelit në Korçë

18 Dhjetor 2019, 11:25| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 11:27

  • Share

Në nëntor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Apelit në Korçë, Brunilda Malo, me argumentin se ‘ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë’. Nga vendimi i siguruar nga Shqiptarja.com, rezulton se në vitin 2014, bashkëshorti i gjyqtares ka blerë në ankand një “bar-kafe”, me sipërfaqe 90 m2, bashkë me truallin nën të, për 1.7 milionë lekë. Si burim për blerjen e kësaj pasurie, sipas gjyqtares, kanë kanë shërbyer tё ardhurat nga pagat dhe nga aktiviteti privat i bashkëshortit. Më konkretisht, për të blerë lokalin, bashkëshorti i saj ka deklaruar 400.000 lekë dhuratë nga vjehrri, 190.000 lekë dhuratë nga kunati, përdorimin e një overdrafti, të ardhura nga pagat si dhe të ardhura nga shitja e disa kuotave të kapitalit të një shoqërie. Por, nga hetimi, KPK ka konkluduar se ka mospërputhje nga midis burimeve për krijimin e kësaj pasurive të deklaruara në deklaratën për Vetingun dhe atyre të deklaruara në deklaratat vjetore të pasurisë. Gjithashtu, sipas KPK  vlerat e burimeve janë deklaruar në mënyrë të pasaktë.

Një viti më vonë, pra në 2016, në llogarinë e bashkëshortit të gjyqtares kanë kaluar 1.640.000 lekë nga shitja e nga shitja e mobilieve dhe elektroshtëpiakeve. Nisur nga vlera relativisht e lartë e përfituar nga shitja e pajisjeve shtëpiake, KPK e ka pyetur gjyqtaren se sa i ka blerë ajo këto mobilie, të cilat të cilat më vonë i ka shitur dhe që janë përfshirë asnjëherë si shpenzim në deklaratat periodike vjetore të pasurisë. Por, gjyqtarja ka pohuar se vlera e pajisjeve dhe e mobilieve të shitura nuk është përcaktuar mbi bazën e faturave të blerjes së tyre, por me marrëveshje të lirë midis palëve. Ajo ka shpjeguar se nuk i disponon faturat e blerjes së tyre, për shkak të kohës së gjatë të kaluar. Në lidhje me pagesën e tatimit mbi të ardhurat e realizuara nga shitja e pajisjeve shtëpiake, gjyqtarja ka pohuar se nuk është në dijeni të ndonjë detyrimi ligjor për të paguar kundrejt shtetit, në rastet kur shiten sendet e luajtshme të përdorura të banesës. KPK dyshon se gjyqtarja duket se e ka shitur shtëpinë në vlerën 3.500.000 lekë, por e ka ndarë vlerën e saj për të shmangur pagesën e tatimit mbi të ardhurat.

Gjyqtarja ka deklaruar edhe një apartament banimi me sipërfaqe 73.8 m², me 50 % të pjesës, ndodhur nё qytetin e Korçёs, me vlerë 4.000.000 lekё. Sipas KPK, gjyqtarja nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor provues lidhur me të ardhurat e përfituara nga biznesi privat i bashkëshortit, të përdorura pjesërisht për të blerë këtë apartament. Gjyqtarja ka deklaruar edhe një automjet tip “Volkswagen”, vit prodhimi 2006, me vlerё 15 mijë euro, në emër të bashkёshortit të subjektit. Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtarja nuk justifikon me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara për të blerë këtë makinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?