I burgosuri me simptoma Covid-19, Avokati: Gjykata urdhëroi testin, ende si është bërë

10 Prill 2020, 16:01| Përditesimi: 10 Prill 2020, 17:02

  • Share

Një ditë pasi gjykata e posaçme urdhëroi testin e covid-19 për të burgosurin Florenc Llanaj, ish drejtorin e spitalit Sarandë ky test nuk është kryer sipas avokatit të tij Arbër Hoxha. Për Report TV, Hoxha shprehet se një i burgosur me covid është bombë me sahat dhe për këtë atij i duhet bërë sa më shpejt testi për të mos rrezikuar të tjetër.

"Ai manifeston të gjitha simptomat e COVID -19, prania e tij ne një institucion të mbyllur të paraburgimit si Mine Peza është një minë me sahat jo vetëm për atë, por edhe për të paraburgosurit e tjerë. Në këto kushte e ndjejmë jo vetëm një obligim ligjor por edhe qytetar që në qoftë se është i rrezikuar nga COVID- -19 të largohet që aty dhe më pas i përket gjykatës se ku do të vendoset. Deri tani edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë ende nuk i është bërë testi", tha Hoxha.

Përsa i përket ndryshimeve në kodin penal i sheh si të duhurat, por për masën e dënimit me 15 vite burg thotë se është një dënim i lartë dhe i tepruar.

"Masa dhe lloji i dënimit është bërë alla- shqiptare. Masa e dënimit për persona që nuk e dinë nëse janë mbartës të një epidemie, prandaj është i ekzagjeruar deri në 15 vite burg", tha Hoxha.

Aktualisht drafti sipas burimeve për Report TV është duke u konsultuar nga institucionet e linjës përfshi prokurorinë, gjykatat dhe brenda datës 13 prill ato duhet të dorëzojnë pranë Kuvendit mendimet e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?