Foto ilustruese

I bëri thirrje të ndalonte për shkak se udhëtonte pa rrip sigurimi, 33-vjeçari kundërshton me dhunë policin! Tenton ta shtypë me makinë

21 Shkurt 2020, 14:23| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 14:50

  • Share

TIRANE- Një 33-vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinë pasi ky i fundit i bëri thirrje të ndalonte për shkak të po qarkullonte me automjetin e tij pa vendosur rripin e sigurimit.

A. LL. 33-vjeç u vu në pranga pasi gjatë patrullimit në zonën e Unazës së re polici rrugor i kërkoi të ndalonte sepse nuk kishte vendosur rrip sigurimi, por në tentativë për t'u larguar ka goditur me makinë atë duke i shkaktuar dëmtime në këmbë.

Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestrua edhe makina me të cilën udhëtonte.

Ndërkohë materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje do t'i kalojnë prokurorisë. Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Komento

Komente

  • Kafsha: 21/02/2020 23:14

    Na mbyten fshataret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?