Futbollisti i Newcastle, Joelinton

I dehur në timon, ylli i Newcastle merr gjobë të majme dhe i hiqet patenta

26 Janar 2023, 19:13| Përditesimi: 26 Janar 2023, 19:14

  • Share

Futbollisti i Newcastle, Joelinton është ndaluar të drejtojë makinën për 12 muaj dhe është gjobitur me 35 mijë euro pasi u shpall fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

26-vjeçarit brazilian do t'i rikthehet patenta e drejtimit pas nëntë muajsh nëse përfundon një kurs rehabilitimi ngarje për personat që janë kapur në gjendje të dehur.

Mesfushori me tipare sulmuese, i cili u ble nga Hoffenheim në 2019, po udhëtonte nga qendra e qytetit të Newcastle për në shtëpinë e tij në fshatin Northumberland të Ponteland me Mercedes në orën 1:20 të mëngjesit të 12 janarit.

Oficerët e policisë e ndaluan për shkak të shpejtësisë, teksa Joelinton u tha oficerëve se kishte pirë dy gota verë dhe se kishte ndalur në anë të rrugës. Testi tregoi se futbollisti kishte pirë alkool mbi normën e lejuar, duke u arrestuar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?