Ervin Salianji

'Babalja'/ Ervin Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes, do dal triumfues

28 Shtator, 21:58| Përditesimi: 29 Shtator, 07:37

  • Share

Pas 24 orësh në qelitë e burgut të Fierit, deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në rrjetin social Facebook. Demokrati shprehet falënderues në rrjetet sociale për mbështetjen që ka marrë.

Salianji shkruan se ka të gjithë energjitë për të dalë dhe për t’iu bashkuar luftës ndaj të keqet.

"Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t'ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falënderime nga zemra”, shkruan Salianji.

Në profilin e tij sot ka pasur disa postime, ku veçohet edhe dërgimi në kongresin amerikan, kancelaritë e huaja dhe disa media botërore i dosjes së tij.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ashtu si Salianji, opozita në kor akuzuan trupën gjyqësore për vendim që i shpall luftë Partisë Demokratike edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët, ishin në trupën gjykuese që i dhanë vulën në qershor Sali Berishës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAPI YERRA E RE HEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/09/2024 13:17

    O Salinjan o hero partia demokratike wc ty fort tē do . Por tash sum fort ta shtrēngosh , e Grida Sumēs tē fala ti bosh o Salinjani kodosh. E aty nē burg njē libēr ta bosh e babalen ta kujtosh qē burgun mē shum ta shijosh e kur mos ta Harosh.

    Përgjigju
  • Laluci: 29/09/2024 10:59

    Rri aty mir ti dhe thuaj grides te bjere sapun me ere qe tu pelqesh kolegeve me te vjeter ne qeli

    Përgjigju
  • Kollofoku: 29/09/2024 08:48

    Ne rregull por kujdes sapunin....

    Përgjigju
  • XXX: 29/09/2024 00:30

    E keqja z.Saliani eshte PD e Saliut.E keqja zhduket kur te mblidheni bashke ne burg.Si i ri qe je kemi patur shpresa,por u futet ne koqet e Saliut.Nuk ka kush shprese tek PD-ja ekzistuese.Ajo eshte e vdekur.Do ringjallet kur eksponentet e saje te vijn tek ti ose ne Rec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?