TIRANË-Denis Demiri, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në shkurt të 2018-ës është lënë i lirë. Kjo sepse masa e tij e sigurisë është shuar.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që ktheu vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen, avokati i Demirit, Sokol Tahiraj dorëzoi kërkesë për shuarjen e masës së dhënë për të akuzuarin.
Avokati argumenton se nga analiza e provave dhe afateve të pezullimit rezulton se paraburgimi i urdhëruar ndaj të pandehurit ka humbur fuqinë dhe gjykata duhet të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të tij. Kjo kërkesë është pranuar dhe Denis Demiri ështëg lënë i lirë.
25 vite burg ka vendosur Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për Denis Demirin i përfshirë në vrasjen e Memli Begallës në 14 shkurt 2018 në Bllok. Ndërsa për të dyshuarin tjetër si i përfshirë në atë ngjarje Ardian Serezin prokuroria pushoi hetimet por gjykata vendosi të rihetohet roli i tij.
Biznesmeni Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit të 2018 teksa ishte duke u kthyer në shtëpi në zonën e Bllokut kur një person u afrua dhe e qëlloi me 1 plumb në kokë. Begalla gjeti vdekjen e menjëhershme ende pa u ngjitur tek shkallët e pallatit që e çonin në shtëpi. Autorët përdorën tunelin që ndodhet në rrugën "Nikoll Tupe" në zonën e bllokut për të shkuar tek Memli Begalla dhe janë larguan me një makinë tip BMË.
Pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë por edhe të shumë materialeve hetimore që u gjetën në vendngjarje në prangat e policisë vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ranë Denis Demiri dhe Ardjan Serezi. Të dy këta persona u mbajtën në monitorim dhe në një bashkëbisedim që ata kishin me njëri-tjetrin në një bar-kafe, shpreheshin se “shpëtuam, nuk na zbuluam dot”.
Pikërisht ky përgjim çoi në arrestimin e tyre dhe sigurimin edhe të disa provave të tjera shkencore që u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe që u morën tek makina BMV. Në atë kohë vrasja e Memli Begallës u lidh me një sasi prej 1 ton drogë që u sekuestrua në Tepelenë, ku në 2014 u arrestua Ardian Serezi si dhe me disa borxhe të pashlyera nga ana e ish biznesmenit.
Pse ky do ta shijoje lirine? Aty ku ka vrare po aty do tja kepusin koken.
Përgjigju