I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë 37-vjeçari, gati për ekstradim

9 Janar 2022, 10:36| Përditesimi: 9 Janar 2022, 11:08

  • Share

Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane.

Bledar Delia( Dushkaj), banues në Balldre, Lezhë ka qenë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg  për veprën penale "Organizatë  kriminale " dhe "Trafikim i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?