Kronikë

I dënuar me burg për trafikim droge, arrestohet në Shkodër i riu i shpallur në kërkim

15 Nëntor 2021, 09:29| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 09:33

  • Share

SHKODËR-Një 32-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Leonard Ndoja, 32 vjeç, banues në lagjen “Partizani” në Shkodër, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi policia zbuloi vendndodhjen e tij

32-vjeçari ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës më 20.12.2020,  me “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?