Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar me mbi 3 vite burg për prodhim e shitje droge, arrestohet 68-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë

11 Prill 2021, 10:12| Përditesimi: 11 Prill 2021, 10:13

  • Share

Një 68-vjeçar, i shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se 68-vjeçari i identifikuar si Osman Aruçi është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'", njofton Policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?