Foto ilustruese

I dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet në Elbasan 56-vjeçari

17 Shtator 2022, 09:57| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 10:41

  • Share

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar Leonard Koten, 56 vjeç i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje.

Në kuadër të operacionit ‘Bergamo’, u arrestua me qëllim ekstradimi  Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja”, e mbetur në tentativë, "Vjedhja e armës së zjarrit" dhe "Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.   

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?